Afër 61 mijë persona kanë vizituar hotelet e Kosovës gjatë muajit gusht të këtij viti, shumica prej të cilëve janë shtetas të huaj.
Kështu është bërë e ditur nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila publikoi këtë të martë Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për muajin gusht 2022.
Pjesë e anketës thuhet se ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.
“Numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në këtë muaj ishte 60 mijë e 952, prej tyre 29.50% ishin vendorë dhe 70.50% të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve ishte 121 mijë e 478, prej tyre 32.13% nga vendorët dhe 67.87% nga të huajt”, thuhet në statistikat e ASK-së.
Numrin më të madh të vizitorëve e kishte Rajoni i Prishtinës me 20 mijë e 548 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimeve e kishte rajoni i Pejës me 51 mijë e 270 net-qëndrimi.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, Prizren e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Gjermania, Shqipëri, Zvicra etj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë