Edhe në rigjykimin e dytë janë liruar nga akuza për korrupsion kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Bedri Halimi, si dhe tre inspektorët tjerë të kësaj komune, Nexhmedin Musliu, Bashkim Krasniqi dhe Ruzhdi Daka.
Shpallja e aktgjykimit është bërë nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Lutfi Shala, i cili tha se nuk është provuar se të njëjtit të kenë kryer veprat penale të cilat u vihen në barrë sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale.
Shpenzimet e procedurës bien në llogarinë e mjeteve buxhetore të kësaj gjykate, ndërsa pala e dëmtuar udhëzohet në kontest civil.
“Ky është verdikti i gjykatës, ju e dini që për këtë çështje penale është vendosur njëherë me aktgjykim nga kjo gjyaktë, Gjykata e Apelit për shkak të një gabimi teknik që është lëshu në dispozitivin e aktgjykimit, çështjen e ka kthy në rivendosje e ne kemi vendos prapë për çështjen edhe arsyet pse e ka kthy Gjykata e Apelit janë për shkak se gjykimi për këtë çështje ka përfunduar në një afat shumë të shpejt kohor dhe kanë mëndu që ju kanë shkel të drejtat e palëve në procedurë”, shtoi në fund gjykatësi Shala.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), të ngritur më 18 nëntor 2019, Bedri Halimi duke punuar si kryeinspektor i Inspektoratit të Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), kompetent për inspektimin e punimeve ndërtimore në Parkun Nacional “Sharri” në Prevallë, me dashje nuk i ka kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuara me vendimin e ministrit të MMPH-së Nr.34/13 të datës 15 nëntor 2013, me të cilin urdhërohet rrënimi i objekteve pa leje brenda Planit Rregullues Urban në Parkun Nacional, në atë mënyrë që edhe pse e ka hartuar planin për zbatimin e urdhëresës në 4 faza, atë nuk e ka përmbushur.
Sipas aktakuzës, në fazën e parë ishin rrënuar 180 objekte, në fazën e dytë nga 28 vendime për rrënim, janë zbatuar vetëm 20, duke mbetur edhe 8 vendime të pazbatuara.
Sipas prokurorisë, në fazën e tretë nga 45 vendime për rrënim, 16 ishin revokuar, ndërsa 29 vendime kanë mbetur të pazbatuara, kurse faza e katërt fare nuk ishte implementuar, ashtu që nga 14 dhjetorit 2013 e deri tash nuk ka zbatuar as një prej vendimeve edhe pse të njëjtat janë ende në fuqi.
Ndërsa, katër të tjerët, Enver Bytyqi, Nexhmedin Musliu, Bashkim Krasniqi dhe Ruzhdi Daka, sipas aktakuzës si inspektorë të ndërtimit në Drejtorinë e Inspektoratit të Komunës së Prizrenit, kanë qenë përgjegjës për inspektimin e punimeve ndërtimore në Parkun Nacional, në periudhën kohore nga 22 qershor 2006, e deri më 3 maj 2013, kur MMPH-ja me vendimin M.Nr.1498/13, e ka urdhëruar ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve ndërtimore në zonën e Prevallës.
Sipas PSRK-së, të njëjtit me dashje nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare konform Ligjit për Ndërtim nr. 2004/15, nuk e kanë bërë mbikëqyrjen inspektuese të ndërtimeve, nuk kanë urdhëruar pezullimin e ndërtimit dhe nuk i kanë iniciuar procedurat e parapara me ligj, ashtu që gjatë këtyre shtatë viteve e kanë lejuar ndërtimin e disa qindra objekteve pa leje ndërtimi, duke reaguar vetëm në disa raste.
Prokuroria pretendon se Enver Bytyqi, ishte i përfshirë në tri raste të ndërtimeve të palejuara të pronarëve Sezo Beqiri, Fehmi Beqaj dhe Muharrem Brando, kurse Nexhmedin Musliu në dy raste, të pronarëve Irfan Beqiri dhe Blerim Bajraktari. Tutje, thuhet se Bashkim Krasniqi ishte i përfshirë në një rast të pronarit Hazir Merlaku dhe Ruzhdi Daka në një rast të pronarit Kadri Bajrami.
Me këto veprime, PSRK-ja thotë se këtë mënyrë ata kanë shkaktuar degradimin e mjedisit në masë të madhe, kurse secilit pronarë të objektit të ndërtuar pa leje, iu kanë mundësuar përfitimin e dobisë pasurore në vlerë mesatare prej 10 mijë e 500 euro. /BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A