LAJMI I FUNDIT:

“Nuk jam Brad Pitt, gratë vini tek unë për shkak të famës në futboll” – Mendy rrëfeu para gjykatës se si ra në kontakt me viktimat e dyshuara

“Nuk jam Brad Pitt, gratë vini tek unë për shkak të famës në futboll” – Mendy rrëfeu para gjykatës se si ra në kontakt me viktimat e dyshuara

Benjamin Mendy i ka thënë Chester Crown Court se ishte shumë e lehtë të takohej me femra për marrëdhënie seksuale pas kalimit te Manchester Cityn.

Mbrojtësi 28-vjeçar, i cili mohon shtatë akuza për përdhunim ndaj katër grave, një akuzë për tentativë përdhunimi dhe një akuzë për sulm seksual, u pyet gjatë dhënies së dëshmive se sa e lehtë ishte të takohej me gra për marrëdhënie seksuale.


Ai tha teksa ishte në zonën e dëshmitarit: “Sinqerisht, ishte lehtë. Mënyra sesi gratë po vinin tek unë, nuk e kisha pasur kurrë më parë”.

Futbollisti i Manchester City dhe Francës, Benjamin Mendy, mbërrin në Gjykatën Chester Crown në Anglinë veriperëndimore më 10 gusht 2022 në fillim të gjyqit të tij për përdhunimin dhe sulmin e dyshuar të shtatë grave.

Mendy iu bashkua Cityt nga Monaco në vitin 2017 dhe bëri 75 paraqitje ndërsa fitoi tre tituj të Ligës Premier përpara se të akuzohej dhe ta përfundonte në paraburgim.

Duke shtuar se vëmendja ndaj tij u bë 10 herë më e madhe, pasi ai iu bashkua Cityt, Mendy vazhdoi: “Manchester City është një nga skuadrat më të mira në Evropë. Mënyra se si ato erdhën tek unë nuk është për shkak të pamjes sime, nuk jam Brad Pitt, por për shkak të famës sime në futboll”.

Benjamin Mendy i Manchester City gjatë ndeshjes së Premier League midis Tottenham Hotspur dhe Manchester City në stadiumin Tottenham Hotspur më 15 gusht 2021 në Londër, Angli.

Dhe kur u pyet nëse i pëlqente kjo vëmendje tha: “Po, nuk do të thosha se ishte keq”.

“Për mua, nëse do të donin të bënin marrëdhënie, gjithçka ishte në rregull. Unë do të vazhdoja festën time”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori