Sot pritet të dalë vendimi i Gjykatës për dënimin e 59-vjeçarit grek që dyshohet se mund të ketë gisht në vdekjen e emigrantit shqiptar në Greqi.
Ylli Mera, 51 vjeç u gjet i pajetë në malet Kerdylia, pranë Arethusa, Selanik.
Sipas medieve greke shqiptari kishte shkuar në mal bashkë me 59-vjeccarin grek për të prerë dru. Sipas informacioneve, 51-vjeçari ka mbetur i plagosur gjatë operacionit me sharrë elektrike në kofshë ashtu si edhe 59-vjeçari, të cilët punonin së bashku.
Më pas 59-vjeçari e ka lënë me gjakderdhje të pakontrolluar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me ndihmën e të birit.
59-vjeçari pretendoi se nuk dinte asgjë për fatin e tij, shkruan protothem.gr.
Pasditen e djeshme u zbulua se ai e kishte lënë të mbuluar me gjak por rrëfeu se ishte një aksident. Në fakt, mësohet se 59-vjeçari i ka hedhur në rrugë edhe celularin shqiptarit për të shmangur zbulimin.
Çfarë tha vëllai i viktimës
“Vëllai im u gjet i vdekur në mal. Ai kishte shkuar atje me një grek, ndoshta për të prerë dru. Ende nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, por dëgjuam se i është prerë këmba, nga një sharrë elektrike me zinxhir”, tha vëllai i 51-vjeçarit shqiptar, i cili kishte denoncuar zhdukjen e tij në polici më 4 nëntor.
“Po punonin me njeriun që e çoi në mal, por nuk di asgjë më shumë. Në Greqi jam vetëm unë, më vjen shumë keq për këtë ngjarje tragjike që ka ndodhur në familjen tonë. Presim të mësojmë më shumë nga policia e cila po vijon hetimet”, theksoi ai.
Ata dilnin shpesh bashkë në mal
I gjithë fshati ku jetonte 51-vjeçari fatkeq është tronditur nga ngjarja tragjike.
“Nuk kishte njeri më të mirë. Ai kishte vite që jetonte këtu dhe nuk kishte dhënë as të drejtën më të vogël askund për t’i bërë keq. Dëgjuam se Kosta (siç e thërrisnin në Greqi) kishte shkuar në mal dhe kishte vdekur. Kishte shkuar disa herë për punë, për të prerë dru. Dy burrat kishin shkuar shumë herë bashkë“, ka raportuar për protothema.gr, Giorgos Tsakalides, një banor i fshatit që i njihte të dy burrat prej shumë vitesh. “Policia e gjeti në mal.”, ka theksuar ai, raporton abcnews.al. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?