Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko, ka thënë se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës është imponim nga Beogradi.
“Gjithmonë ka qenë politikë e Beogradit t’i instrumentalizojë serbët e Kosovës. Ne kemi bërë shumë anketa e hulumtime me serbët e Kosovës dhe ne e dimë se çka mendojnë ata për Beogradin. Kanë shumë probleme me Beogradin por edhe varen prej tij, kështu që janë njëfarë pengu i Beogradit dhe krejtësisht impotentë për të bërë diçka vetë e edhe nëse bëjnë diçka vetë do të kërcënohen nga Beogradi”, ka thënë ajo.
Sipas Biserkos, veprimet e fundit të Serbisë, përmes serbëve të Kosovës janë bërë me qëllim që pala serbe t’i ikë një marrëveshjeje serioze në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, duke përmendur këtu edhe propozimin franko-gjerman.
“Është shumë e popullarizuar këtu të thuhet që Kurti është përgjegjës për të gjitha. Por, shumë njerëz e kuptojnë që ky është manipulim sepse ju e dini që kjo marrëveshje e Berlinit dhe Parisit nuk është pranuar nga Beogradi, ashtu siç tha (Ivica) Daçiqi dje”.
“Kështu që kjo situatë ka qenë një lloj ikje apo mohim për të bërë ndonjë marrëveshje serioze me Kosovën. Gjithashtu mendoj që ky manipulim i serbëve të Kosovës është problem i jonë i moçëm sepse ata sillen saktë si do Beogradi, janë të instrumentalizuar sidomos prej që është instaluar Lista Serbe”, thekson Biserko në një intervistë për emisionin ‘Kallxo Përnime’
Analistja serbe ka thënë se pajtohet me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se vendimi për të braktisur institucionet e Kosovës është i diktuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe se ai është duke e bërë këtë në koordinim të ambasadorit rus në Beograd me të cilin ai konsultohet rregullisht lidhur me Kosovën.
“Unë pajtohem me këtë deklaratë. Bile desha unë ta përmend sepse nuk është vetëm dëshirë e Beogradit por kjo është dëshirë e Rusisë sepse ata dëshirojnë të ekzistojë një konflikt i ngrirë në Kosovë, por edhe në Bosnjë dhe krijojnë telashe/ferr kudo që munden dhe kudo që shkelin në planet”, tha ajo.
Sonte në emisionin ‘Kallxo Përnime’ është duke u transmetuar emisioni për situatën në veri, ku në dy ditët e fundit serbët atje vendosën t’i lëshojnë institucionet e Kosovës dhe protestuan për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për konvertimin e tabelave të veturave nga ato ilegale në ato të RKS-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpecialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale