LAJMI I FUNDIT:

As që kishte ndërruar se do ta takonte, momenti emocionues kur djali i vogël vrapon për ta përqafuar babanë e tij që lufton kundër rusëve

As që kishte ndërruar se do ta takonte, momenti emocionues kur djali i vogël vrapon për ta përqafuar babanë e tij që lufton kundër rusëve

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, shumica e qytetarëve kanë lënë rrobat civile dhe kanë veshur ato ushtarake, për ta mbrojtur atdheun nga forcat pushtuese ruse.

E shumica prej tyre ka muaj të tërë që nuk kanë pasur rastin të shohin më të dashurit e tyre, duke qëndruar në pozicionet e tyre luftarake dhe mbrojtur vendin, transmeton Telegrafi.

Megjithatë kur eprorët e tyre vlerësojnë se në ato pozita ekziston rreziku më i ulët nga forcat ruse, atyre u jepet leje që të vizitojnë shkurt familjet e tyre.


E një vizitë e paparalajmëruar është realizuar me kamerë amatore. Brenda dhomës të një shtëpie private, shihet një djalë i vogël i mbështjellë me batanije duke luajtur me telefonin e mençur.

Por ai nuk ishte në dijeni që pikërisht në ato momente para tij do të shfaqej babai i tij me rroba të kamufluara, i cili kishte marrë leje për ta vizituar.

Fillimisht ai nuk e vëren fare që po e shikonte babai, por kur qenushi i tij iu afrua dhe tërhoqi vëmendjen, ai ngriti kokën dhe shikoi i habitur babanë e tij.

Menjëherë vrapoi për ta përqafuar, e ky moment emocionues ka përlotur shumë njerëz që kanë pasur rastin ta shohin videon. /Telegrafi/