LAJMI I FUNDIT:

Po hetohet përballja mes Minner dhe Nuerdanbieke për mashtrim

Po hetohet përballja mes Minner dhe Nuerdanbieke për mashtrim

UFC është në qendër të një hetimi bastesh pas përballjes mes Darrick Minner dhe Shayilan Nuerdanbieke në eventin e së shtunës në Vegas.

Nuerdanbieke fitoi me nokaut teknik në garën e peshës së lehtë në vetëm 67 sekonda, pasi favoriti vendas, Minner, lëndoi veten me një goditje të gabuar. Ylli kinez nuk e shpërdoroi këtë mundësi, duke goditur kundërshtarin e tij të lënduar dhe duke e lënë arbitrin me pak zgjidhje, veçse të ndalonte garën.


Luftëtarit 28-vjeçar arriti një rekord të përgjithshëm në MMA me 39-10 dhe ishte fitorja e tij e tretë në katër ndeshje që nga nënshkrimi me UFC. Por, tani rezultati është në pikëpyetje, me ndeshjen që thuhet se është nën hetim pas modeleve të dyshimta të basteve.

Nuerdanbieke reagon pas fitores së tij

Shanset e Neurdanbiekes për një fitore u tha se kishin “lëvizur në mënyrë dramatike” pak para ndeshjes me një vërshim bastesh që ai të fitonte në raundin e parë, vetëm një muaj pasi Dana White instaloi një politikë që ndalonte luftëtarët e UFC-së dhe bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë nga bastet, zbuloi ESPN të dielën.

US Integrity, një firmë që monitoron tregjet e basteve, po heton edhe pse nuk ka fuqi detyruese. Kjo do të thotë se do t’i takonte autoriteteve të tjera – ose rregullatorëve të basteve – të lëshonin çdo lloj përgjigjeje zyrtare.

UFC lëshoi ​​një deklaratë të dielën vonë në të cilën tha se partneri i saj i basteve do të hetonte, por gjithashtu theksoi se asnjë nga sportistët apo ekipet e tyre nuk dyshohej për ndonjë aktivitet të paligjshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori