LAJMI I FUNDIT:

AAK për situatën e krijuar: Zgjedhjet do të ishin zgjidhje

AAK për situatën e krijuar: Zgjedhjet do të ishin zgjidhje
Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se duhet të trajtohet më me seriozitet situata në veri të vendit.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka shtuar se Qeveria nuk ka nevojë të lëshoj pe sa i përket formimit të Asociacionit.

“Qeveria nuk ka nevojë të lëshoj pe e as të merr pozicione në dëm të Kosovës. Është e nevojshme që si grupe parlamentare ta trajtomë më seriozisht situatën në veri. Targat si një vendim puro teknik na është kthyer në problem të sigurisë në vend”, tha Tahiri.


Duke komentuar dorëzimin e mandateve të deputetëve të Listës Serbe, Tahiri shtoi se do të kemi vakum kushtetues.

“Dorëzimi i mandateve nga Lista Serbe është shumë problem, tani KQZ duhet të trajtojë në listë njerëzit tjerë. Kuvendi nuk do ti ketë 120 deputetë dhe do të kemi vakum kushtetues të cilin do të duhet ta interpretoj Kushtetuesja”, tha shefi i deputetëve të AAK-së.

I pyetur nga mediat se a po shkojmë drejt zgjedhjeve, Tahiri u shpreh “nuk mund ta them se a po shkojmë në zgjedhje, çështja është ndërlikuar shumë që ndoshta zgjedhjet do të ishin zgjidhje”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Kalo në kategori