Togg C – SUV elektrik me 400 kuaj fuqi i prodhuar në Turqi, çmimi fillon nga 48,500 euro
Togg është një sipërmarrje e përbashkët turke e kompanive që variojnë nga fondet e investimeve tek elektronika dhe prodhimi.
Emri i saj i plotë është Turkish Automobile Joint Venture Group Inc dhe u themelua në vitin 2018 me qëllim të projektimit dhe prodhimit të veturave elektrike brenda vendit.
Kompania fillimisht paraqiti dy modele – një sedan dhe një SUV, me tre modele të tjera që do të ndiqen për një portofol me pesë modele të ndryshme deri në vitin 2030.
SUV elektrik Togg C, është vetura e parë që doli nga fabrika e re në Gemlik, e cila ishte hapur javën e kaluar.
Prodhuesi turk i veturave elektrike Togg, tani po ndërton një fabrikë baterish në një sipërmarrje të përbashkët me Farasis Energy nga Kina, pranë kampusit të teknologjisë Togg dhe planifikon të hapë një rrjet për karikim të shpejtë me 1000 stacione në të gjithë vendin, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.
Dizajni është me të vërtetë i bukur – makina ka përmasa të mira, ka një përzierje të bukur të shenjave të dizajnit nga Mercedes dhe Audi dhe është vizatuar nga Pininfarina.
Fillimisht bateritë dhe motorët elektrikë do të merren nga kompani të huaja, por Togg, duke qenë një kompani kombëtare, dëshiron që çdo komponent i makinës të prodhohet në Turqi, ndërsa vetura bazohet në një platformë të dizajnuar nga vetë prodhuesi, platformë e cila në të ardhmen do të instalohet tek të gjitha 5 modelet e veturave elektrike Togg.
Versioni standard i makinës me sa duket shpejtësinë nga 0 në 100 km/h do ta arrijë në vetëm 7.8 sekonda, ndërsa versioni AWD e bën këtë për 4.8 sekonda.
Sipas NEDC, dy opsionet e baterive do të ofrojnë ose 300 km ose 500 km rreze të ngasjes me një karrikim.
Togg C SUV do të jetë në dispozicion për blerje në tremujorin e parë të vitit 2022 ose vitin e ardhshëm, ndërsa marrja e porosive pritet të fillojë në muajin shkurt.
Çmimi fillestar për modelin bazë është rreth 48,500 euro dhe kompania do t’ua shesë direkt klientëve, duke përdorur modelin e shitjeve të Tesla.
Showroom-i i parë do të hapet në Stamboll më vonë këtë muaj dhe përfundimisht Togg do të ketë 20 showroom-e në të gjithë vendin.
Fabrika e re planifikon që të prodhojë rreth 17 ose 18 mijë automjete vitin e ardhshëm me një kapacitet të synuar prej 150,000 njësi kur fillon prodhimi me kapacitet të plotë.
Rreth 51 për qind e materialeve të përdorura në prodhim është me burim nga Turqia, por Togg në vitin e ardhshëm do ta rrisë këtë numër në 65 për qind ose më shumë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia amerikane duhet ta dëmshpërblejë 50 mijë dollarë personin që paralajmëroi shoferët për radarët
Mercedes-Benz me motor të ri me benzinë
Ky Lamborghini thuhet se e bën që shpejtësia 363 km/h “të duket e lehtë” në një autostradë
Pse Aston Martin po humb çdo ditë mbi 1.8 milionë dollarë?
Zeekr 001 vjen në Evropë në vitin 2023
Honda hap fabrikën e parë për prodhimin e baterive të reja
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë