LAJMI I FUNDIT:

Dugolli, Haradinajt e Hotit për targat: E keni pritur Listën Serbe gjashtë orë për formimin e Qeverisë, e jeni përgjigjur serbisht në Bruksel

Dugolli, Haradinajt e Hotit për targat: E keni pritur Listën Serbe gjashtë orë për formimin e Qeverisë, e jeni përgjigjur serbisht në Bruksel

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i ka reaguar dy ish – kryeminsitrave, Ramush Haradinajt të AAK-së dhe Avdullah Hotit të LDK-së.

Dugolli thotë se Haradinaj e Hoti po deklarohen se Kosova ka të drejtën e plotë për çështjen e targave, ndërsa po kërkojnë që megjithatë të lëshohet pe.

Sipas Dugollit, asnjëri nuk ka qenë i arsyeshëm gjatë kohës kur ishin në karrigën e kryeministrit.


Për Haradinajn thotë se e ka pritur Listen Serbe, për gjashtë orë për formimin e Qeverisë, ndërsa për Hotin thotë se është përgjigjur serbisht në Bruksel.

“Dy ish-kryeministra të Republikës së Kosovës, një pas një po deklarohen se edhe pse Kosova është në të drejtën e saj, për shkak të presionit, që burim ka Serbinë, duhet të tërhiqet dhe të lëshojë pe.  Njëri, e paraqet kryeministrin Kurtit si problem të sigurisë pa e thënë asnjë fjalë për kërcënimet e Vuçiqit dhe veprimet e grupeve kriminale në veri”.

“Tjetri flet për vitet e ’90 dhe për periudhën e para pavarësisë kur nuk ka pasur institucione të Republikës sikur të jetë situatë e njëjtë edhe sot në vitin 2022”.

“Pra, njëri e paraqet Qeverinë e Republikës së Kosovës si problem. Tjetri flet sikur mos të kishte Republikë”.

“E përsëris edhe një herë. Të dy këta persona, kanë qenë kryeministra të Republikës. Njëri duke pritë gjashtë orë Listën Serbe për formimin e Qeverisë. Tjetri, që përgjigjej serbisht në Bruksel”.

“Meqë e kemi parë se si na kanë përfaqësuar deri tash, imagjinoni se si do ishim po të ishin ende në ato pozita”, tha Dugolli./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori