LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e krijuar në veri bëri jehonë në mediet ndërkombëtare – përmendet ndikimi i Moskës

Gjendja e krijuar në veri bëri jehonë në mediet ndërkombëtare – përmendet ndikimi i Moskës

Të shtunën dhe të dielën, serbët e Kosovës kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në institucionet publike të Kosovës.

Mobilizimi i tyre erdhi si shenjë proteste ndaj vendimit të Kosovës për implementimin e targave kosovare për banorët serbë. Serbët gjithashtu kanë kërkuar krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Jo vetëm kaq, serbët në veri të vendit u mblodhën sot në një protestë për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.


Situata aktuale në Kosovë po raportohet dukshëm edhe nga mediet e huaja prestigjioze, madje një medium italian La Repubblica raportoi se ky “konflikt” po i atribuohet Moskës, e cila sipas këtij mediumi “po ndez konfliktin në vend”.

Duke përmendur një sërë faktorësh, La Repubblica shkroi se “Beogradi e ka vendosur ushtrinë në gatishmëri” dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti hodhi akuza te Rusia.

Një medium tjetër që raportoi për situatën është edhe Politicio, i cili shkroi se në titull se “tensionet etnike u ndezën sërish në veri të Kosovës”. Krahas kësaj, mediumi raportoi gjithashtu edhe për protestën e sotme, ku sipas tyre morën pjesë qindra protestues.

EuroNews, gjithashtu raportoi për situatën në Kosovë, gjegjësisht protestat e sotme nga serbët në veri.

Ndërkaq mediumi Blick shkroi se u përshkallëzua sërish mosmarrëveshja për çështjen e targave. Blick shkoi se janë shtuar tensionet mes përfaqësuesve të minoritetit serb dhe qeverisë në Prishtinë.

Në anën tjetër, një artikull nga The Guardian raportoi se pikëpamja anti-perëndimore në Serbi nuk vjen nga përkrahja për Putinin. Sipas këtij artikulli, ekziston një numër i konsiderueshëm i rusofilëve në shoqërinë serbe, ndonëse janë një pakicë e zhurmshme prej rreth 21 për qind.

50 për qind e serbëve, thuhet sipas këtij artikulli se nuk janë të përkushtuar ndaj interesave ruse, por nuk janë as pro-perëndimorë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Politikë
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori