Gjykata e Durrësit vendosi të lejë në burg tre të arrestuarit për drogën e gjetur mes bananeve në Portin e Durrësit pasditen e së enjtes.
Gjyqtari Paulin Çera dha vendimin arrest në burg me afat 45 ditor për administratorin e kompanisë Zico dhe dy punonjësve të kompanisë private të skanerit të cilët arritën të arrestoheshin në kuadër të operacionit “Again”.
Tre të arrestuarit kanë mohuar akuzat duke deklaruar se çdo gjë e kanë kryer konform ligjit. Ndonëse mbrojtja e tyre kërkoi lirimin e të arrestuarve nga salla e gjyqit, ose nëse vlerësohet ndryshe “detyrim paraqitjeje” gjykata caktoi arrest në burg me afat si kohë e mjaftueshme për të vërtetuar pretendimet e palëve, ndërsa prokuroria pritet të sigurojë prova të tjera që mbështesin akuzat.
Pasditen e vonë të së enjtes së kaluar, pas kontrollit fizik në një kontejner me banane ku u gjetën dhe sekuestruan 33,5 kg kokainë u arrestuan shtetasit Petrit Demishaj, administrator i kompanisë Zico sh.a., porositëse të mallit, dhe dy punonjësit e skanerit në turn Alban Naziraj dhe Artur Sevdaraj.
Të tre të akuzuar për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikim kompjuterik”.
Në kërkim u shpall dhe presidenti i kompanisë Trifon Murataj, i cili nuk është ndaluar ende nga policia.
Pasditen e së enjtes në portin e Durrësit policia zhvilloi një operacion antidrogë ku mes bananeve të importuara nga Ekuadori nga kompania “Banaking” u gjetën të fshehura pako me kokainë në peshë totale 33.5 kilogram. Policia kishte marrë informacion në lidhje me ngarkesën e bananeve në të cilat ishte futur drogë. Ngarkesa është nisur më 20 shtator nga Porti “Puerto Bolivar” i Ekuador, 10 ditë më pas është ndalur në Panama. Destinacioni i radhës ka qenë Porti ‘Gioia Tauro’ në Itali ku anija ka qëndruar në këtë Port deri më 21 tetor.
Në Portin e Durrësit ngarkesa mbërriti më 28 tetor, e ndërsa kontrolli I saj me qen antidrogë u bë në 3 nëntor. Policia shpalli në kërkim pronarin e Banaking, Trifon Murataj ndërsa në pranga ranë 3 persona pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e kokainës.
Pasi kontejneri me drogë u skanua, dyshohet se të arrestuarit manipuluan pamjet për të dalë të pastra.
Kjo nuk është hera e parë që në kontejnerët e “Banaking” përveç bananeve gjendet edhe kokainë. Rasti më flagrant ishte në 30 dhjetor të vitit të shkuar ku vetë pronari I kompanisë Trifon Murataj kontaktoi 10 orë me vonesë policinë e shtetit se kontejneri me banane I ishte sulmuar në Romanat nga persona të armatosur të cilët u larguan pa marrë asgjë nga ngarkesa. Nga kontrolli I kryer në magazinën e kompanisë në Vaqarr policia sekuestroi 119 kg kokainë dhe vuri në pranga administratorin e firmës Marson Murataj, nipi i Trifon Muratajt dhe dy shoferët e kamionit Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu.
Një rast I dyshuar për trafik të lëndëve narkotike u shënua në korrik të këtij viti ku nga kontejnerët e Banaking u vodhën rreth 49 arka Brenda të cilave nuk dihet çfarë ngarkese kishte. Lidhur me këtë rast, policia e Durrësit ka arrestuar shoferi i kompanisë Nazmi Algjata dhe agjentin e shitjeve të kësaj kompanie Altin Muhametaj. Njëherësh policia arrestoi dhe 20 punonjës të doganës në Portin e Durrësit, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bojmacaliev: Qytetarët të paraqesin nëse kanë ndonjë kërcënim gjatë procesit zgjedhor
As ligji i ri nuk i ‘frenon’ shkelësit e rregullave në trafik – vetëm në Ferizaj gjatë prillit u shqiptuan 5136 gjoba
“Fronti Europian” ndryshon datën, tubimin në Tetovë do ta mbajë më 5 maj
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme
"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit