LAJMI I FUNDIT:

Reuters: Disa njësi policore po zgjasin orarin në 12 orë, për të kompensuar mungesën e oficerëve serbë

Reuters: Disa njësi policore po zgjasin orarin në 12 orë, për të kompensuar mungesën e oficerëve serbë

Lista serbe ka bërë sot të ditur se kanë vendosur që të largohen nga të gjitha institucionet politike në Kosovë, duke përfshirë qeverinë, policinë, gjykatat, si shenjë proteste ndaj vendimit për përdorimin e targave të automjeteve.

Veç kësaj, kryetari i Listës Serbe dhe ministri në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, ka thënë se ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim.

Lidhur me këtë rast, një zyrtar i ministrisë së Brendshme, që foli në kushte anonimiteti për Reuters, tha se disa njësi policore po zgjasin turnet deri në 12 orë nga tetë normale për të kompensuar mungesën e oficerëve serbë, transmeton Telegrafi.


Rakiq deklaroi se ata nuk do të konsideronin kthimin nëse Kosova nuk heq vendimin për targat e vjetra që datojnë nga vitet 1990.

Ata gjithashtu kërkuan formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu bëri thirrje serbëve të mos “bojkotojnë apo braktisin institucionet e Kosovës”.

“Ata na shërbejnë të gjithëve, secilit prej jush. Mos bini pre e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike”, ka shtuar Kurti në një postim në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Raporti i IKD-së, FOL dhe INPO-së: LVV, AAK-Nisma dhe LDK kanë në listë kandidatë që kanë probleme me ligjin

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori