LAJMI I FUNDIT:

Ish deputeti Kelmendi: Marrëdhëniet me SHBA-të duhet ruajtur, ato nuk janë të riparueshme

Ish deputeti Kelmendi: Marrëdhëniet me SHBA-të duhet ruajtur, ato nuk janë të riparueshme

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë sot se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ruhen dhe se në dialogun me Serbinë e kemi vetëm një mik, SHBA-të.

Kelmendi në një postim në Facebook shkruan se në asnjë rrethanë nuk bënë të thuhet jo, as jo e madhe as jo e vogël, as jo ndryshe dhe se në këtë dialog e kemi vetëm një mik, Amerikën.

Lexoni të plotë postimin e Kelmendit:


Marrëdhëniet me SHBA-të duhet ruajtur, ato nuk janë reversibile (të riparueshme)

Gjendja e krijuar në Kosovë nga masat e nxjerra për ta kthyer tërësinë territoriale

Jemi në dialog me Serbinë, dialog i vështirë, dialog ku me shumë gjasë mundë të marrësh epitetit e tradhtarit se kombëtarit. Vet Serbia punon me të gjitha mjetet dhe miqtë që të nxjerrë sa më shumë nga ajo që ka humbur.

Në këtë dialog e kemi vetëm një mik, Amerikën dhe interesat e saj  rajonale. Andaj edhe ne kështu duhet të sillemi. Në asnjë rrethanë nuk bënë të thuhet Jo, as jo e madhe as jo e vogël, as jo ndryshe!

Kjo sepse nuk kemi as fuqi as mundësi të mbrojmë të arriturën pa Amerikën. Nuk mundemi të bëjmë as një hap të vetëm përpara. Prandaj këto marrëdhënie, këto refuzime publike, para opinionit para vet të  deleguarve, para sekretarit të punëve të jashtme, nuk sjellin asgjë tjetër veçse zbehje serioze të pariparueshme me SHBA-të.

Targat nuk duhet të dalin element i dëmtimit të interesave, janë minore për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. Sot kemi ardhur në pikën ku struktura komanduese e Policisë refuzon zbatimin e masës institucionale, refuzon të ju jap letra informuese qytetarëve të vet dhe çështja shkoj tek shkarkimi i Komandantin të Policisë, e drejtë kjo që  tingëllojë mirë për publikun, por shtrohet pyetja se  kush do emërohet tani? Sot kemi refuzim të pranimit të kësaj pozite, sepse në këtë pozitë  duhet të jetë qytetari i Republikës së Kosovës i nacionalitetit serb dhe ne nuk kemi të tillë, (nuk kemi Sejdo Bajramoviça)  dhe tani nuk kemi komandim (kemi pa dëgjueshmëri institucionale.

Nuk mundemi të shpallim gjendje të jashtëzakonshme, nuk mundemi të dërgojmë komandant nga qendra, nuk mundemi të dërgojmë Njësite Speciale sepse nuk ka trazira, nuk kemi mbështetje të SHBA-ve, sepse serbët e shfrytëzuan  këtë padëgjueshmëri të institucioneve ndaj politikes amerikane.

Andaj  sot edhe valojnë flamujt e Serbisë anë e mbanë pjesës veriore dhe Institucionet mund të shikojnë nga largësia (por merremi krejt shteti me një dhunim jo-njerëzor të punëtorëve ndaj një të moshuare nënë).

Andaj, valvitja e flamujve, mosdënimi i futjes së zjarrit të makinave që  konvertuan targat nga ana e BE, mosliberalizimi i vizave deri sa të arrihet Marrëveshja me Serbinë, pastaj deri sa nuk zbatohet vendimi i Kushtetueses për Kthimin e pronës së Kishës së Deçanit e me radhë, janë dhe mbeten kërkesa të panumërta.

Si afarist, kur e shoh se Institucionet kanë të vendosur në çdo produkt të prodhuesve amerikan doganë 10 %, taksa e Miqësisë a, dhe ka të  vendosur dogane 0 % për produkte të SERBISË, kjo masë nxitë 25 afaristët amerikan të zbarkojnë në Serbi që të investojnë,  të prodhojnë , të nxisin punësimin dhe të shesin në Kosovë pa doganën 10%. Kjo është shumë shqetësuese sepse 22 vite nuk ka zbarkuar asnjë afarist në Serbi, meqë politika Amerikane nuk ju ka ofruar siguri në investimet e tyre, ndërsa tash ndodhë e kundërta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori