LAJMI I FUNDIT:

A mund të jetë Chiesa ‘arkitekti’ i rikthimit të madh të Juventusit – italiani ka treguar se mund të jetë vendimtar në ndeshjet kryesore

A mund të jetë Chiesa ‘arkitekti’ i rikthimit të madh të Juventusit – italiani ka treguar se mund të jetë vendimtar në ndeshjet kryesore

Juventusi ka mbetur pa shumë lojtarë këtë sezon nën drejtimin e Massimiliano Allegrit, por rikthimi i Federico Chiesa mund të jetë pikërisht ajo që i nevojitet skuadrës për t’u rikthyer në krye.

Anësori 25-vjeçar italian qëndroi jashtë fushës për rreth 11 muaj pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar të përparmë në një fitore ndaj Romës në janar.


Ai u detyrua të shikonte Italinë duke mos siguruar një vend në Kupën e Botës, pastaj edhe fillimin e dobët të sezonit të Juventusit, duke mos mundur të ndihmonte, por tani më në fund është gati të kthehet në aksion.

Chiesa luajti 16 minuta në humbjen e Juventusit në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain në fillim të kësaj jave dhe ai do të shpresojë për minuta edhe në ndeshjen “Derby d’Italia” kundër Interit.

Anësori italian është i jashtëzakonshëm dhe vendimtar në vijën e sulmit në klubin nga Torino, duke qenë një figurë kryesore sulmuese në skuadrën e Allegrit.

Sezonin e kaluar, Chiesa realizoi një mesatare prej 4.27 goditjesh për ndeshje. Po ashtu ai kishte, 2.19 driblime të suksesshme, 2.81 pasime kyçe dhe 2.44 goditje në kuadrat, duke theksuar rëndësinë e tij te Juventusi.

Skuadra e Allegrit është dukur tepër e heshtur këtë sezon, duke i munguar ajo shkëndija krijuese e nevojshme për të nisur një sulm të rrezikshëm, por rikthimi i Chiesa do ta ndryshojë këtë.

Anësori ka treguar shembuj të panumërt të aftësisë së tij për të shpikur magji në fushë dhe paraqitjet e tij në Euro 2020 tregojnë se ai mund të luajë në ndeshjet e mëdha.

Edhe pse Juventusi ka mundësinë të ndërhyjë në janar duke përmirësuar skuadrën, asnjë lojtarë që mund të vije nuk do të ketë ndikim më të madh se Chiesa i rikthyer. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori