LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM kërkon që të shtyhet tatimi progresiv edhe për një vit

OBRM-PDUKM kërkon që të shtyhet tatimi progresiv edhe për një vit

Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së dhe Koalicionit paralajmëroi se do të propozojë ligj me të cilin do të kërkojë që të shtyhet zbatimi i tatimit progresiv për të ardhurat personale për edhe një vit.

“OBRM-PDUKM është kundër vendosjes së tatimit progresiv dhe vlerëson se duhet të ruhet koncepti momental i tatimit të sheshtë, ndërsa Qeveria e ardhme e udhëhequr nga VMRO-DPMNE do ta ulë deri në nivelin prej tetë për qind. Vlerësojmë se është e nevojshme shtyrje për edhe një vit e tatimit progresiv për shkak të jogatishmërisë së institucioneve, por para së gjithash për shkak të asaj që qytetarët duhet që përmes zgjedhjeve parlamentare të vendosin se a janë për pagesa më të mëdha dhe fshehje të rritur të tatimeve ose evazion fiskal ose janë për ulje graduale të pagesave dhe racionalizim të shpenzimeve publike”, deklaroi sot deputetja Stamenkoska Trajkoska.

Ajo informoi se me Propozim-ligjin që do ta dorëzojnë nuk do të rritet për 50 për qind tatimi në bazë të të ardhurave personale nga qiratë, fitimet kapitale, të drejtat e pronësisë industriale, e as do të zbatohet norma progresive për 80 për qind më e madhe se baza për të ardhurat në bazë të punës, veprimtarisë vetanake, të drejtave autoriale dhe shitje e produkteve vetanake bujqësore.


“Një nga përfitimet më të mëdha të këtij Propozim-ligji është parandalimi i emigrimit të të punësuarve në sektorin TI të cilët në masë të madhe janë të rinj”, tha Stamenkoska Trajkoska.

Stamenkoska Trajkoska theksoi se pushteti nuk e ka përmbushur premtimin se në periudhën e ndërprerjes prej tre vjet të tatimit progresiv do të përgatisë model të ri.

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Ramadani: Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet

Lajme
Kalo në kategori