Këtë vit çmimet e naftës kanë shënuar rekorde të panjohura më parë në Shqipëri . Një litër naftë shitet me 232 lekë [1.95 euro] për litër ose 28.4 për qind më shumë se në shtatorin e vitit të kaluar ku çmimi me pakicë për një litër ishte 186 lekë.
Rritja e çmimit ka ndikuar në uljen e konsumit që është reflektuar në importe më të ulëta të naftës. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se për periudhën, janar -shtator 2022 importet e arritën në 419 mijë tonë me rënie 9.2 për qind krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar.
Në muajin shtator u importuan vetëm 49,780 ton, sasi kjo 0.7 për qind më e ulët se edhe në shtatorin 2020, kur ekonomia dhe turizmi u hapën pas kufizimeve të pandemisë, Covid-19. Burimet nga tregun pohojnë se konsumi ka rënë në rrethet kufitare të cilat më rritjen e çmimit kanë shtuar furnizimet në vendet fqinjë, Greqi, Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovë, pasi për shkak të taksave më të ulëta edhe çmimi në këto vende është më i ulët.
Sipas muajve, rënia më e madhe ishte në mars (-16 për qind me bazë vjetore), kur çmimet arritën në nivele rekord, duke i kaluar 250 lekë për litër.
Tkurrja vijoi përgjatë të gjithë muajve në vijim. Në gusht, që është kulmi i sezonit dhe gjithnjë ka shtim të konsumit për shkak të turistëve, importet ranë me 9 për qind. Sipas operatorëve të tregut kjo lidhte me faktin që turistët furnizoheshin me karburantet në Kosovë, Mal të Zi apo Maqedoninë e Veriut. Rritja e udhëtimeve të shqiptarëve jashtë vendit për pushime ishte një tjetër faktor që ndikoi negativisht konsumin.
Teksa importet tregojnë për rënie të konsumit, të dhënat e INSTAT për tregtinë me pakicë në 6- mujorin e parë të vitit treguan të kundërtën. Shitjet e pakicës së karburanteve shënuan rritje vjetore me 5.2 për qind në 6 mujorin e parë të këtij viti. Kjo ndodhi teksa ministria e Financave raportoi rënie të importeve që vijoi deri në fund të tremujorit të tretë 2022.
Çmimet e naftës në tregun e brendshëm kanë humbur elasticitetin për shkak se, përcaktimi i tyre bëhet nga një Bord me pjesëmarrje qeveritare. Bordi i cili duhet të përcaktojë nivelin e çmimit bazuar në një metodologji që merr në konsiderate çmimet në bursën Platts, kursin e këmbimit, etj, nuk ka një grafik të rregullt mbledhjesh. Shpesh vendimet merren shumë më vonë se sa ulja e çmimit në bursa, duke i ngarkuar shqiptarët me çmime më të larta përtej asaj që tregun ofron.
Nafta në bursat ndërkombëtare është në tendencë rënëse përgjatë gjithë muajit tetor, teksa bordi nuk u mblodh për të reflektuar ndryshimet përgjatë gjithë periudhës nga 12 tetor deri me 1 nëntor.
Në tregjet ndërkombëtare, nafta tregtohet me rreth 94 dollarë për fuçi, në nivelet e shkurtit, përpara se të fillonte shtrenjtimi për shkak të problemeve me furnizim, që u shkaktuan nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës.
Në Shqipëri, niveli maksimal i naftës arriti në 265 lekë për litër, ndërsa në periudhën mars – nëntor, karburanti është tregtuar midis 230-240 lekë për litër, që është 20-30 për qind më shtrenjtë se niveli i shkurtit, raporton Monitor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova