LAJMI I FUNDIT:

Shkarkimi i drejtorit rajonal të Policisë në Veri, Sveçla: S’lejojmë asnjë veprim që cenon misionin e Policisë së Kosovës

Shkarkimi i drejtorit rajonal të Policisë në Veri, Sveçla: S’lejojmë asnjë veprim që cenon misionin e Policisë së Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka komentuar suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq, duke thënë se refuzimi i zbatimit të vendimit legjitim të institucioneve të Republikës së Kosovës është mbi të gjitha cenim i rëndë i sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë.

“Në kuptim të këtyre veprimeve të përsëritshme, pas kërkesës së Inspektoratit Policor të Kosovës dhe inicimin e hetimeve penale, është suspenduar Drejtori Rajonal i Policisë në Mitrovicën e veriut, Nenad Gjuriq”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Policia e Kosovës është një dhe të gjithë pjesëtarët e saj duhet të kenë të njëjtin mision: sundimin e ligjit dhe krijimin e ambientit të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Nuk do të lejojmë asnjë veprim që cenon këtë mision dhe bashkë me Policinë e Kosovës do të vazhdojmë zbatimin e tij”, ka shtuar ai, transmeton Telegrafi.


Sot, ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm i Policisë së Kosovës me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), ka suspenduar nga ushtrimi i detyrave të përgjithshme të punës dhe autorizimeve policore drejtorin rajonal të Mitrovicës Veri, Nenad Gjuriq për mosrealizim të autorizimeve ligjore dhe zbatim të vendimeve zyrtare.

Suspendimi i tij është mbështetur në autorizimet ligjore, udhëzimin administrativ për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës dhe rekomandimit të IPK-së.

Pas këtij vendimi, Lista Serbe ka paralajmëruar se do t’u bëjë thirrje të gjithë serbëve që të largohen nga institucionet e Kosovës.

Menjëherë, pas këtij vendimi ka reaguar kryetari i Listës Serbe dhe ministri në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, i cili ka thirrur një takim të përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës në veri të Kosovës. Ndërsa, drejtori i Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkoviq, tha në një konferencë të jashtëzakonshme për media se Gjuriq u suspendua për shkak se “ai qëndroi në mbrojtje të popullit serb”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori