LAJMI I FUNDIT:

Kurti nga Samiti i Berlinit: Gazi i lirë i Rusisë, i kushtueshëm për sigurinë e Evropës

Kurti nga Samiti i Berlinit: Gazi i lirë i Rusisë, i kushtueshëm për sigurinë e Evropës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se gazi i lirë i Rusisë është i kushtueshëm për sigurinë e Evropës dhe jetën e ukrainasve.

Me anë të një shkrimi në Twitter ai është shprehur se Evropa ka nevojë për energji të gjelbër dhe të qëndrueshme.

“Në seancën për energjinë theksova se gazi i lirë i Rusisë është i kushtueshëm për sigurinë e Evropës dhe jetën e ukrainasve. Ne kemi nevojë për të dyja: energji të gjelbër dhe të qëndrueshme, por tranzicioni duhet të jetë i drejtë dhe kostot duhet të ndahen. Nevojitet solidaritet dhe mbështetje financiare”, ka theksuar Kurti.


Kujtojmë se Kosova po përfaqësohet në Samitin e Berlinit nga Kurti. Në këtë samit janë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/