LAJMI I FUNDIT:

Douglas vendos ta ndryshojë dukjen, përfshihet në trendin e ngjyrosjes së flokëve

Douglas vendos ta ndryshojë dukjen, përfshihet në trendin e ngjyrosjes së flokëve
(Foto: BackGrid/Today)

Aktori legjendar, Michael Douglas, ka vendosur ta ndryshojë dukjen e tij duke i ngjyrosur flokët.

Ikona hollivudiane para disa ditësh e ka publikuar një video në Instagram nga Paris duke i mahnitur fansat e tij të shumtë.


Edhe pse në video mbante kapele, shumëkush vuri re se ai nuk ishte më ndryshe. Më pas është fotografuar pa kapelë teksa po dilte nga Cafe de l’Esplanade.

“Jam i kënaqur me pamjen tënde të re. Nuk do të thosha kurrë se je 78 vjeçar” – ka shkruar një përdorues i Instagramit.

“Ndryshim i shkëlqyeshëm! Ju rri shumë mirë” – shtoi një tjetër.

Disa ndjekës kanë aluduar se ai i ka lyer flokët për ndonjë rol në një film të ri. “Ant-Man” është një prej filmave ku veterani luan dhe është aktualisht në post-produksion, ndërsa duhet të lansohet vitin e ardhshëm.

Dihet gjithashtu se Douglas do të luajë rolin e Benjamin Franklin në serialin “Reagan & Gorbachev”, i cili do të nisë së shpejti xhirimet. /Telegrafi/