LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i pajetë në banesë i moshuari në Durrës

Gjendet i pajetë në banesë i moshuari në Durrës

Një 65-vjeçar me iniciale A.G është gjetur i pajetë në në banesën e tij në lagjen numër 9 në Durrës mesditën e së mërkurës.

Kanë qenë familjarët e një të moshuari, ata që kanë sinjalizuar policinë ditën e sotme se kishin humbur kontaktet me të.


Dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 9, Durrës, është gjetur në banesën ku jetonte vetëm, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. G., rreth 65 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.