LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së solli vendim për kufizimin e çmimeve për drutë dhe peletin

Qeveria e RMV-së solli vendim për kufizimin e çmimeve për drutë dhe peletin

Qeveria e RMV-së informon se në mbledhjen e sotme miratoi Vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për produktet caktuara në tregtinë me pakicë, konkretisht për drutë e dushkut; dru zjarri ahu dhe peleta për ngrohje.

Çmimet më të larta për dru zjarri nga dushku dhe ahu janë përcaktuar deri në 4.500,00 denarë për metër katror (m²) ose deri në 6.429,00 denarë për metër kub (m3).

Çmimi më i lartë i peletave për dru zjarri është caktuar deri në 27 denarë për kilogram. Çmimi i mallit përfshin TVSH-në dhe transportin.


Çmimet më të larta të mallrave nga ky vendim do të zbatohen deri më 31 dhjetor 2022.

Në të njëjtën kohë, Qeveria po ashtu miratoi Vendim për përfundimin e vlefshmërisë së vendimit për kushte të veçanta në tregtinë me pakicë, me të cilin u ngri marzhi për dru zjarri nga lisi dhe ahu dhe për peleta si dhe për të gjithë tregtarët deri në 10%.

“Qeveria në vazhdimësi po zbaton masa për zbutjen e pasojave nga kriza energjetike botërore, kujdesemi për të gjithë të ketë ngrohje këtë dimër, prandaj bëmë ngrirjen e çmimeve të drurit për ngrohje dhe peletave. Mbrojtja e standardit të qytetarëve është mes prioriteteve strategjike”, thonë nga Qeveria.

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Plagosja në Mitrovicë – të dyshuarit ende në arrati, policia tregon se çka gjeti në vend ngjarje

Kronika e Zezë
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
Ngacmim i vazhdueshëm ndaj një zyrtari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

Ngacmim i vazhdueshëm ndaj një zyrtari në veri të Mitrovicës, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
Grabitje në Prishtinë, taksisti sulmohet me thikë dhe i grabiten 100 euro

Grabitje në Prishtinë, taksisti sulmohet me thikë dhe i grabiten 100 euro

Kronika e Zezë
Kalo në kategori