LAJMI I FUNDIT:

Kamioni që transportonte birra rrokulliset në Meksikë, banorët lokalë vrapojnë drejt rimorkios – e “zbrazin” pa ardhur policia

Kamioni që transportonte birra rrokulliset në Meksikë, banorët lokalë vrapojnë drejt rimorkios – e “zbrazin” pa ardhur policia

Shoferi i një kamioni në jug të Meksikës, kishte humbur kontrollin mbi mjetin, ku si pasojë rimorkioja i është rrokullisur.

E për pak minuta këtë mjet motorik e rrethuan qindra njerëz, banorët të qytetit Tabasko që shfrytëzuan momentet para se të arrinte policia që të vjedhin sa më shumë birra nga kamioni, transmeton Telegrafi.


Në rrugën mes Frontere dhe Vilahermose në jug të Meksikës, gjatë 31 tetorit ndodhi një aksident trafiku, ku një kamion që transportonte birra u rrokullis.

Sipas dëshmitarëve okularë, shoferi kishte vozitur me shpejtësi të madhe, dhe në një moment kishte humbur kontrollin mbi mjetin.

E njëra nga dy rimorkiot iu rrokullis, duke bërë që qindra banorë të hapin dyert dhe fillojnë t’i vjedhin birrat që ishin brenda.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet ku shihen qindra banorë lokalë, duke bërë të pamundurën që të marrin sa më shumë burra para se të arrinte policia.

Ata arritën kur u bë vonë, pasi sipas dëshmitarëve në rimorkio nuk mbeti pothuajse asgjë. /Telegrafi/