LAJMI I FUNDIT:

171 gjoba në Shkup, 21 për tejkalim të shpejtësisë

171 gjoba në Shkup, 21 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 171 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 21 për tejkalim të shpejtësisë, 4 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.

Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 7 gjoba për kalim në të kuqe në semafor, 4 gjoba për mosdhënien përparësi këmbësorëve, 3 për mos regjistrim të veturave si dhe 3 gjoba të tjera për motoçiklistët.

MPB i fton të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.