Serbia tradicionalisht mban lidhje të ngushta me Rusinë. Por me fillimin e luftës në Ukrainë, qeveria federale e Gjermanisë tani po kërkon një vendim nga vendi ballkanik: të zgjedhë rrugën drejt BE-së ose një partneritet me Rusinë.
Sipas mediumit gjerman Welt.de, qeveria federale e Gjermanisë po kërkon gjithnjë e më shumë një vendim nga Serbia për të zgjedhur një rrugë drejt BE-së ose një partneritet me Rusinë, përcjell Telegrafi.
“Nevoja për një vendim po bëhet më e mprehtë në funksion të zhvillimeve gjeopolitike”, citohet të ketë thënë të martën një përfaqësues i qeverisë në Berlin, duke iu referuar luftës së agresionit rus në Ukrainë.
Në prag të konferencës për Ballkanin Perëndimor në Berlin të enjten, u tha se Gjermania ishte “e habitur dhe e zhgënjyer” që Serbia kishte nënshkruar një marrëveshje për rritjen e bashkëpunimit me Rusinë.
Dhe kjo nuk “përshtatet” me pritjet që kandidatët për anëtarësim në BE duhet të miratojnë gjithashtu sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë.
Ndërsa sa i përket pozicionimit të presidenti serb Aleksandar Vuçiq, si një politikan me përvojë, Gjermania e di mirë pozicionin e tij mes BE-së dhe Rusisë.
“Por po bëhet gjithnjë e më e pakëndshme të gjendesh në atë pozicion”, kanë thënë qarqet qeveritare në Berlin.
Andaj, nëse Vuçiq vendos ta udhëheqë vendin e tij drejt BE-së, ai ka mbështetjen e qeverisë federale.
“Nëse ai vendos të shkojë në anën tjetër, do të ketë pasoja të kundërta”, citohet të ketë thënë ai.
Mediumi në fjalë shton se Serbia tradicionalisht mban lidhje të ngushta me Rusinë ndërkohë që vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe BE-ja kanë frikë se Rusia dëshiron të ushtrojë ndikim në rajon përmes qeverisë në Beograd. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deputeti danez i Parlamentit Evropian zgjedh një fjalë të pazakontë që t’i përgjigjet Trumpit për deklaratën e blerjes së Grenlandës
Hungaria në alarm, mbyllen 121 shkolla pas kërcënimeve me bombë – policia jep detajet e para
Në maj të vitit të kaluar izraelitët njoftuan se e kanë vrarë – shfaqet në një video i “gjallë” komandanti i Hamasit
Në maj të vitit të kaluar izraelitët njoftuan se e kanë vrarë – shfaqet në një video i “gjallë” komandanti i Hamasit
Nëse do të varej nga Ukraina, lufta do të përfundonte nesër, thotë ndihmësi kryesor i Zelenskyt
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
Familja palestineze që ishte në veturë sulmohet nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor – vritet shoferi
Deri në 10,000 ushtarë amerikanë mund të vendosen në kufirin SHBA-Meksikë
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar