LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Drejtori i protokollit në MPJ që ngatërroi flamujt, është avancuar si ambasador në Moskë

OBRM-PDUKM: Drejtori i protokollit në MPJ që ngatërroi flamujt, është avancuar si ambasador në Moskë

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, e ka akuzuar ministrin për Punë të Jashtme Bujar Osmani, se e ka gënjyer opinionin në lidhje me shkarkimin e drejtorit të protokollit.

Nga kjo parti thonë se shefi i protokollit në Ministrinë e Punëve të Jashtme nuk është dorëhequr për shkak të ngatërrimit të flamurit të Sllovenisë me atë të Sllovakisë, por për shkak se i njëjti është avancuar si ambasador në Moskë.

Këto reagime të OBRM-PDUKM-së vijnë pasi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mbrëmjen e djeshme deklaroi se shefi i protokollit ka dhënë dorëheqjen për shkak të gabimit.


“Bujar Osmani nuk e tha të vërtetën kur bëri të ditur se drejtori i protokollit ka dhënë dorëheqje për shkak të flamurit të gabuar gjatë vizitës së ministres së Jashtme sllovene Tanja Fajon. E vërteta është se ai ka marrë datë dhe është avancuar për ambasador në Moskë. Shtrohet pyetja pse Osmani po gënjen opinionin? Paaftësia është rrënjosur thellë në institucione. Si mund të përfaqësojë një shtet personi që nuk dallon flamujt?”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ndryshe, më 19 tetor, kryedimplomati Bujar Osmani në vend se me flamur të Sllovenisë, homologen e tij sllovene Tanja Fajon, e priti me flamurin e Sllovakisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Objekti banesor përfshihet nga zjarri në Emshir të Prishtinës

Objekti banesor përfshihet nga zjarri në Emshir të Prishtinës

Kronika e Zezë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Operacioni i diskutueshëm i mbylljes së institucioneve paralele serbe

Operacioni i diskutueshëm i mbylljes së institucioneve paralele serbe

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Kalo në kategori