LAJMI I FUNDIT:

Elon Musk shkarkon bordin e Twitter, bëhet drejtori i vetëm i kompanisë

Elon Musk shkarkon bordin e Twitter, bëhet drejtori i vetëm i kompanisë

Elon Musk ka shkarkuar bordin e drejtorëve të Twitter, duke i dhënë vetes kontroll të papenguar mbi gjigantin e mediave sociale, sipas një dosjeje të kompanisë.

Musk u bë “drejtor i vetëm” i Twitter pasi finalizoi blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh të kompanisë javën e kaluar, sipas dokumenteve të paraqitura në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të SHBA (SEC) të hënën, shkruan Al Jazeera, përcjell Telegrafi.


CEO i Tesla shkroi më vonë të hënën në Twitter se marrëveshja do të ishte “e përkohshme” pa elaboruar.

Musk, i cili gjithashtu drejton SpaceX dhe Neuralink, filloi mandatin e tij në kompani të enjten duke pushuar nga puna lidershipin e lartë, duke përfshirë Shefin Ekzekutiv, Parag Agrawal dhe Shefin Financiar, Ned Segal.

Musk ka ofruar gjithashtu të blejë të gjitha obligacionet e papaguara të Twitter, sipas dosjes së SEC.

Personi më i pasur në botë e përfundoi blerjen e kompanisë përmes një kombinimi të pasurisë së tij, fondeve të investimeve dhe kredive bankare. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Safari është shfletuesi i dytë më i përdorur në botë në desktop

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Kalo në kategori