Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, ka thënë se arsyeja për “shtrëngimin” e sigurisë ishte agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe situata e politikës së sigurisë në të cilën ka çuar lufta në Evropë.
“Ushtria do të rrisë gatishmërinë e saj që nga nesër në Norvegji”, tha Støre, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. ”Jemi në situatën më serioze të politikës së sigurisë në dekada”.
Støre shtoi se ndërsa nuk kishte asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë kundër Norvegjisë, vendi, i cili është anëtar i NATO-s dhe ndan një kufi me Rusinë, duhet të përgatitet.
“Nuk ka indikacione se Rusia do të zgjerojë luftën e saj në vende të tjera, por tensioni i rritur do të thotë se ne jemi më të ekspozuar ndaj kërcënimeve, inteligjencës dhe ndikimit. Kjo e bën të nevojshme që të gjitha vendet e NATO-s të jenë më vigjilente, përfshirë Norvegjinë”, tha Støre në një konferencë për shtyp të hënën pasdite.
Ndryshe, vënë në pah mediat, Norvegjia ka ngritur tashmë sigurinë rreth vendeve të saj strategjike pasi fluturimet misterioze të dronëve u vëzhguan pranë platformave të saj të naftës dhe gazit në det të hapur dhe sabotimit të dyshuar të tubacioneve të Nord Stream në Detin Baltik.
Javët e fundit, disa rusë janë arrestuar në Norvegji për fluturim të paligjshëm të dronëve në hapësirën e saj ajrore ose shkelje të kufizimeve të fotografimit në zonat e kufizuara.
Javën e kaluar, shërbimi i kundërzbulimit të Norvegjisë njoftoi gjithashtu arrestimin e një njeriu të dyshuar si agjent i fshehtë rus, i cili sipas ekspertëve mund të ishte një oficer i lartë nga shërbimi i inteligjencës ushtarake GRU.
Ministri i Mbrojtjes Bjorn Arild Gram ndërkohë tha se rritja e gatishmërisë ushtarake do të përfshijë masat lidhur me logjistikën, sigurinë e komunikimeve dhe sigurinë në instalimet ushtarake.
Veç këtyre, mes tensioneve në rritje midis Rusisë dhe Perëndimit, Norvegjia tashmë ka rritur buxhetin e saj ushtarak dhe përpjekjet e inteligjencës në Norvegjinë Veriore, ku ndan një kufi 198 kilometra (123 milje) me Rusinë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa paguhet Trump si president i ShBA-së? Paga, bonuset dhe detajet tjera
"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit
Nenad Çanak: Po përgatitet terreni për likuidimin tim
Trump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën
Fillon puna për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA
Rusët dërgojnë "skuadra me paterica" në betejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!