LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet përleshja e asamblistëve të LVV-së në Podujevë, Fetahu: Artriti më sulmoi dhe më ofendoi me nënë e familje

Konfirmohet përleshja e asamblistëve të LVV-së në Podujevë, Fetahu: Artriti më sulmoi dhe më ofendoi me nënë e familje

Dy asamblistë të LVV-së në Podujevë, Artit Mulliqi dhe Ragip Fetahu janë përleshur fizikisht mes vete sot rreth orës 11:00 në oborrin e Komunës së Podujevës.

Lidhur me këtë rast , policia i tha Telegrafit se ka shoqëruar në stacion të dy asamblistët për intervistim.


“Rreth orës 11:00 jemi informuar se ka një mosmarrëveshje në afërsi të komunës së Podujevës. Njësia policore ka dalë në vendngjarje ku për intervistim ka shoqëruar dy persona të përfshirë në këtë ngjarje”, ka thënë zëdhënsja e policisë, Flora Ahmeti.

E versionin e tij të ngjarjes e ka dhënë edhe Ragip Fetahu përmes një reagimi në Facebook.

Ai tha se është sulmuar nga Mulliqi.

“Të dashur qytetarë, sot në oborrin e Komunës jam sulmuar fizikisht nga kolegu im z. Artrit Mulliqi. Duke u kthyer për në Komunë, z. Mulliqi më vjen nga pas dhe më drejtohet kështu; ku je ti që sponsoron lajme të rrejshme për mua. Unë i drejtohem; ti ke kërkuar votë për shef të asamblistëve, secili e ka punën e tij, mos m’u drejto mua kështu. Pas këtyre fjalëve z. Mulliqi më kap në këmishe dhe duke më fyer e ofenduar, e duke më sharë me nënë e familje. Kam tentuar disa herë ta largojë me duar por nuk munda. Kam lëvizur me duar pa ndërprerë. Por, ai nuk më lëshonte. Kanë ndërhyrë disa persona për ta larguar dhe në tentim e sipër më godet në pjesën e pasme të kokës duke më shkaktuar dhembje ekstreme të kokës dhe marramendje”, tha Fetahu.

Sipas tij, dëshmi e sulmit ndaj tij janë kamerat e sigurisë.

“Pas kësaj situate, unë jam larguar me shpejtësi nga oborri i komunës, sepse kolegu tërë kohën me shante dhe tentonte të afrohej. Nuk kam pas asnjëherë probleme me këtë person. Kjo mund të jetë vijimësi e problemeve të brendshme partiake dhe mund të jetë frustrim i tij për shkak se nuk ka arrit të sigurojë një votë që i ka munguar për t’u bërë shef i grupit. Ky është inskenim i pastër i formacioneve të brendshme parapolitike të LVV, në raport me mua për shkak të qëndrimeve të mia parimore në interes të qytetarëve të Llapit. Do të jem përjetë vetëm në interes të tyre, e jo pjesë e grupacioneve dhe formacioneve fetare e parapolitike”, ka shkruar Fetahu. /Telegrafi/