LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon kërkimi i banorit nga Gostivari që u zhduk në Malin Sharr

Vazhdon kërkimi i banorit nga Gostivari që u zhduk në Malin Sharr
Sektori për Punë të Brendshme - Tetovë

Nëpunës të policisë, qentë për kërkim dhe njësiti i helikopterëve vazhdon me kërkimin e të moshuarit nga Gostivari i cili u zhduk në Malin Sharr në atarin e fshatit Pozharan të Gostivarit. Sipas SPB Tetovë, sot prej orës 7 të mëngjesit po kërkohet rajoni i gjerë i fshatit Pozharan të Gostivarit. Edhe dje deri në orët e natës kanë kërkuar personin K.J. (80).

“Në aktivitetet për gjetjen e K.J., përveç nëpunësve të policisë së SPB Tetovë, janë përfshirë edhe ekipe të MPB-së me qentë kërkues, si dhe një helikopter, thonë nga SPB Tetovë.


Sipas informacioneve fillestare AIM, gostivarasi i moshuar dje në orët e paradites bashkë me djalin e tij në shpatet e Malit Sharr mblidhnin fruta mali. Pasi kishte humbur kontaktin me babanë, djali E.J. (59) nga Gostivari ka denoncuar se K.J. (80) nuk ishte në vendin në të cilin e kishte lënë më herët, pas çka kishte filluar kërkimi.

Nga SPB Tetovë informojnë se deri në orën 11, personi nuk ishte gjetur dhe po vijojnë masa për gjetjen e personit.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori