LAJMI I FUNDIT:

Pedagogët në Shqipëri paralajmërojnë grevë urie të mërkurën

Pedagogët në Shqipëri paralajmërojnë grevë urie të mërkurën

Pedagogët e universiteteve në Shqipëri do të nisin të mërkurën grevën e urisë, nëse kushtet e tyre nuk plotësohen nga qeveria.

“Deri tani qeveria ka treguar se nuk ka veshë për të dëgjuar kërkesat tona dhe nuk ka dëshirë për të reaguar për të gjetur zgjidhje, por si gjithmonë ofron zgjidhje kozmetike, edhe ato më shumë në trajtë premtimesh, për sa kohë nuk janë shoqëruar me akte normative”, tha Sandër Kovaçi, kryetari i Sindikatës së Punonjësve Universitarë.


“Në këto kushte, pas një diskutimi të gjatë me përfaqësues të sindikatës por edhe me stafet akademike, është propozuar që protesta të kalojë në trajtën e grevës së urisë, që në këtë fazë mund të bëjë efekt të sensibilizojë opinionin e brendshëm dhe të huaj që të detyrojë qeverinë dhe politikën në përgjithësi që ta vendosë arsimin si prioritet kombëtar”, tha ai.

“Ndaj kërkojmë një “po” të madhe për këtë akt të padëshirueshëm, por të nevojshëm. I lëmë qeverisë edhe dy ditë kohë, për t’i dhënë rrugë zgjidhjes së kërkesave tona. Për ndryshe, të mërkurën, ora 16:00, të gjithë të jeni këtu në shenjë solidariteti për të gjithë ata bijë e bija që kanë marrë përsipër këtë akt”, shtoi Kovaçi. /A2 CNN/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori