LAJMI I FUNDIT:

Fillon funksionalizmi i Odës Ekonomike të përbashkët Kosovë-Shqipëri

Fillon funksionalizmi i Odës Ekonomike të përbashkët Kosovë-Shqipëri

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, gjatë kësaj jave ka qëndruar për vizitë zyrtare në Tiranë, ku ka takuar homologen e tij, kryetaren e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines Muçostepa, me të cilën ka biseduar për bashkëpunimin ndërmjet odave ekonomike të dyja vendeve.

Në fokus të takimit të zhvilluar të enjten, më 27 tetor, ishte konkretizimi i marrëveshjes për themelimin e Odës Ekonomike Shqipëri-Kosovë, të nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës, mbajtur në nëntor të vitit 2018 në Pejë.


Rafuna u shpreh se në thelb të këtij projekti është bashkëpunimi në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të dy vendeve.

“Me realizimin e këtij projekti do të nxisim bashkëpunimin dhe shkëmbimin ekonomik në mes dy vendeve”, u shpreh Kryetari Rafuna.

Kryetarja Muçostepa gjithashtu shprehu përkrahje për këtë projekt dhe forcimin e bashkëpunimit në mënyrë që ekonomitë tona të jenë komplementare sidomos në këtë krizë globale ku gjendemi.

Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Pejë, synimi i dhomës së përbashkët Shqipëri – Kosovë do të jetë përkrahja e bashkëpunimit të bizneseve të dy vendeve, nxitjen e investimeve të përbashkëta si dhe përmirësimin e legjislacionit, në të mirë të bizneseve nga Shqipëria dhe Kosova. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori