LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: BE opsion i vetëm për shtetin, “20%” të zëvendësohet me gjuhën shqipe

Lëvizja Besa: BE opsion i vetëm për shtetin, “20%” të zëvendësohet me gjuhën shqipe

Lëvizja Besa edhe njëherë ka bërë të ditur qëndrimin e partisë për proceset eurointegruese të Maqedonisë dhe ndryshimin e kushtetutës.

Nga atje thonë se qëndrojnë në qëndrimin që kushtetuta duhet ndryshuar dhe duhet larguar termi nënçmues “20%” dhe të zëvendësohet me Gjuhën Shqipe.

“Kryesia Qendrore edhe njëherë rikonfirmoj qëndrimin e Lëvizjes BESA se kushtetuta duhet ndryshuar dhe duhet larguar termi nënçmues “20%” dhe të zëvendësohet me Gjuhën Shqipe”, thonë nga Lëvizja Besa.


Nga atje shtojnë se Lëvizja BESA angazhohet maksimalisht që procesi integrues të zhbllokohet dhe të përshpejtohet anëtarësimi, sepse Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në familjen e madhe evropiane dhe përqafimin e vlerave të saj, me theks të veçantë në reformat në gjyqësor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit./Telegrafi/