Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, deklaroi të enjten se kanë pranuar komente nga rreth 130 institucione lidhur me Projektligjin për paga dhe atë për zyrtarët publikë.
Të gjitha këto komente tha se po bëjnë të pamundurën që sa më shpejtë të përfundojnë me shqyrtimin e tyre dhe pastaj projektligjet t’i dërgojnë për miratim në Qeveri dhe Kuvend.
“Kemi pranuar komente nga rreth 50 institucione për Ligjin për Zyrtarë Publikë. Kurse për Ligjin për Paga, kemi pranuar komente nga rreth 80 institucione dhe më pak qytetarë pasi nuk preken direkt. Po i trajtojmë me seriozitet që ligji të jetë i mirë. Që nga viti 2012 ky është viti i parë që në raportin e progresit nuk përmendet njolla e zezë e ndërhyrjeve politike në administratë publike”, tha ai.
Ndërsa, sa i përket koeficientit për paga Dobra deklaroi se do të caktohet bazuar në buxhetin e vitit 2023.
“Koeficientet janë caktuar duke marrë për bazë disa kritere, pra është institucioni ku punoni, pozitën dhe përgjegjësinë që keni sikurse edhe kualifikimet. Mandej, koeficienti përcakton vetëm bazën bazë dhe paga bazë nuk mund ta marrë parasysh përvojën. Pra, pagës bazë i shtohen çështje tjera si në këtë rast përvoja e punës”, u shpreh ai në një konferencë për media. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Trajtimi i punëtorëve teknikë vazhdon të jetë shqetësues
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë