Të gjithë punonjësit flasin gjatë gjithë kohës për mjedisin pozitiv të punës dhe dëmet që ka mjedisi negativ në jetën e tyre, por sa prej jush mendoni për energjinë që e sillni vetë në ato mjedise?
Energjia nuk varet gjithmonë nga disponimi i shefave, ajo është mbledhja e të gjitha sjelljeve të secilit punonjës.
Pozitiviteti është veti e vlefshme e punonjësve, sepse përdoret për t’i motivuar ata, në këtë mënyrë bën që të krijohet një ambient më i mirë i punës. Pse duhet të jeni pozitiv në vendin e punës (patjetër edhe jashtë saj)? Sepse e poziciononi veten si lider i fortë dhe një anëtar me vlerë në ekip.
Pra, ky artikull do t’ju tregojë si të jeni pozitivë në punë, për t’i shtuar vlera kompanisë. Në fund të fundit energjia është ngjitëse.
Si të bëheni pozitiv?
Krijoni ton pozitiv në fillim të ditës
Përpiquni ta filloni ditën disa minuta më herët, për t’i dhënë energji të mirë gjithë ditës suaj, në mënyrë që t’i organizoni punët dhe mendimet tuaja. Krijoni një listë të detyrave, duke i renditur sipas rëndësisë! Në këtë vijë, është koha të filloni me metoda për kujdes së vetes, si koha për ushtrimet e frymëmarrjes për fokus dhe ulje të presionit. Kjo ju bën më të përqendruar në detyrat e përditshme, por edhe të përballeni me sfidat.
Përqendrohuni në mendime konstruktive
Nuk ka rëndësi se çfarë punë bën e në çfarë pozite je, gjithkujt i duhet të pranojë komente rreth punës në baza ditore. Nëse dëgjoni ndonjë koment kritikues, bëjeni më të mirën për t’i kthyer ato komente në mendime konstruktive duke i kthyer kritikat në mjete vepruese. Shembull, nëse bëni pjesë në departamentin e shitjeve dhe dëgjoni ndonjë kritikë, në vend që ta merrni personale, luftoni me këtë ndjenjë për ta kthyer atë në ide si ta rritni produktivitetin.
Pranoni përgjegjësitë
Mos lejoni që anëtarët e tjerë të kompanisë t’ju dallojnë si “punonjës i ri”, ose “punonjës i thjeshtë”! Duhet të keni kontroll në atë që thoni dhe bëni, qofshi punonjës me pozitë më të vogël qofshi menaxher i departamentit. Merrni vetë përgjegjësinë për punët që i bëni!
Një mënyrë për ta bërë këtë është që p.sh., nëse kërkohet që një ekip duhet ta mësojë një program të cilin ju e dini, tregoni entuziazëm për të ndihmuar!
Shfaqni vlerësim rregullisht
Të gjithë punonjësit duhet ta dinë vlerën që ata e sjellin në kompani kur ka lidhje të fuqishme në mes të ekipeve. Për t’u siguruar që të gjithë e dinë se sa të rëndësishëm ata janë në ekip, njihni vazhdimisht kontributet e secilit, gjatë bisedave, ose në një formë tjetër. Mos harroni, rregullisht!
Lideri nuk ka për detyrë vetëm t’i vlerësojë personalisht punonjësit, por edhe t’i nxit ata t’i shprehin ndjenjat e mira dhe mirënjohjen për kolegët e tyre. Ky po që sjell pozitivitet!
Promovoni punën ekipore
Sot të gjitha kompanitë tërë kohën e potencojnë, se sa e rëndësishme është puna ekipore, por pak e vënë atë në funksion. Është koha ta tregoni gatishmërinë për t’i përfunduar detyrat dhe projektet më të komplikuar së bashku. E nëse jeni udhëheqës, mendoni që të ketë punë grupore sa më shpesh, kjo i bën ata më miqësorë në mes vete, shto këtu që i ndajnë edhe aftësitë të cilat i posedojnë.
Zhvilloni baraspeshën punë-jetë
Asnjë punonjës nuk do të jetë i lumtur për sa kohë që një ditë e kupton që e gjithë jeta e tyre nuk është asgjë tjetër përveç punës. Ku është jeta familjare, ku janë miqtë?!
Mendoni për këshillat rreth produktivitetit, përfundoni detyrat më të rëndësishme gjatë orarit të punës, pjesën tjetër jini të lirë për aktivitete tjera. Dhe mos harroni, shumë punonjës nuk e vlerësojnë punën jashtë orarit, sepse sipas tyre, punonjësi produktiv i përfundon detyrat brenda orarit.
Çdo punonjës i cili ka balancën në mes të jetës së punë dhe jashtë saj, jo vetëm që është i suksesshëm, por edhe i lumtur.
Krijoni lidhje të fuqishme brenda
Nëse keni lidhje më të thella me persona, sesa thjesht kolegë të punës, ka të ngjarë të jeni më të lumtur dhe të kënaqur me vendin e punës. Asnjë ndjenjë nuk është më e mirë, sepse kur e dini që e keni dikë prapa dhe ju mbështetë për gjithçka.
Është koha t’i uroni kur ata festojnë ndonjë sukses.
Kini një qëllim për punën
Qëndrimi pozitiv në punë më shumë lidhet me atë se sa jeni të vetëdijshëm me arsyen pse jeni atje. Mos e filloni asnjë punë, pa e ditur se çfarë do të bëni dhe çfarë dëshironi të arrini brenda një kohe. Çfarë vlere ka puna juaj sikur të shkoni çdo ditë në një vend, të bëni punë gjatë gjithë ditës, të lodheni dhe të mos e dini se ku do t’ju çojë ajo?!
Vendosni qëllime që ju emocionojnë
Kur ta dini se për çfarë jeni duke punuar dhe ku do të arrini me atë punë, do të emocionoheni aq shumë sa mezi do të prisni t’i përfundoni detyrat e secilës fazë. Si ta bëni këtë? Mendoni për planin në fund të vitit, pastaj në fund të vitit që vjen shihni se ku keni arritur! Gjatë asaj kohe mund të keni plotësuar objektive, i keni shumuar aftësitë dhe keni fituar më shumë përvojë, avancimi nuk do të jetë asnjëherë më aftër. /Akademi Pune/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...
Mund ta zgjidhni pa u nevrikosur? Kjo është një enigmë me nënë e bijë!
Partnerët më besnikë janë të lindur në tre shenja të zodiakut
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje