LAJMI I FUNDIT:

Adoleshenti nga Florida kap 28 ‘pitonë birmanë’, fiton çmimin kryesor prej 10,000 dollarë

Adoleshenti nga Florida kap 28 ‘pitonë birmanë’, fiton çmimin kryesor prej 10,000 dollarë

Një 19-vjeçar nga Florida e Jugut kapi 28 “pitonë birmanë” gjatë një gare 10-ditore që u krijua për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me kërcënimet që gjarpërinjtë paraqesin për ekologjinë e shtetit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Matthew Concepcion ishte në mesin e 1,000 pjesëmarrësve nga 32 shtete amerikane, Kanadaja dhe Letonia që morën pjesë në sfidën vjetore, e cila “hoqi 231 nga pitonët e padëshiruar”, tha në një njoftim për shtyp Komisioni për Ruajtjen e Peshqve dhe Kafshëve të Egra në Florida.

Për përpjekjet e tij, Concepcion-it iu dha Çmimi i Madh Ultimate 10,000 dollarë.


Ndërsa Dustin Crum fitoi një çmim të madh 1,500 dollarë për heqjen e pitonit më të gjatë, pak më shumë se 3.3 metra.

“Pitonët birmanë” nuk mbrohen përveçse nga ligji kundër mizorisë në Florida, kështu që pjesëmarrësit duhej të dokumentonin se secili u vra “në mënyrë njerëzore”.

Concepcion i tha SunSentinel të Floridës së Jugut se ai ka gjuajtur pitonët për rreth pesë vjet dhe zakonisht i kërkon ata gjatë natës, sepse atëherë ata janë në lëvizje.

Dhe ai përdor dritat e automjetit për t’i dalluar ato.

Concepcion tha se ai mund të përdorë disa nga të ardhurat e tij për të blerë një instalim të fuqishëm ndriçimi për kamionin e tij, i cili do ta ndihmojë atë të dallojë më shumë gjarpërinj. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë

Bleu një pallto të përdorur për 33 euro: Vajza u trondit kur mësoi se sa vlente vërtetë

Fun
Nëna i tha djalit se duhej të flinte që të mund të luante më vonë - reagimi i vogëlushit u shikua 13 milionë herë

Nëna i tha djalit se duhej të flinte që të mund të luante më vonë - reagimi i vogëlushit u shikua 13 milionë herë

Fun
Problemi matematikor për gjenitë: A mund ta zgjidhni atë në më pak se një minutë?

Problemi matematikor për gjenitë: A mund ta zgjidhni atë në më pak se një minutë?

Interesante
Gruaja tronditet kur teksa po shikonte televizor, në ekran i shfaqet dhoma e saj e ndenjes

Gruaja tronditet kur teksa po shikonte televizor, në ekran i shfaqet dhoma e saj e ndenjes

Interesante
“Pinguini perandor” kapet pasi kishte bërë një rrugëtim rreth 3500 kilometra drejt Australisë

“Pinguini perandor” kapet pasi kishte bërë një rrugëtim rreth 3500 kilometra drejt Australisë

Interesante
Fotografja regjistron pamje befasuese nga afër të syrit të një balene

Fotografja regjistron pamje befasuese nga afër të syrit të një balene

Interesante
Kalo në kategori