LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Miratohet strategjia kombëtare për menaxhimin e qenve endacak

Krasniqi: Miratohet strategjia kombëtare për menaxhimin e qenve endacak

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka thënë së në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është votuar draft strategjia kombëtare për menaxhimin e qenve endacak me ose pa pronar për periudhën kohore 2022-2028.

Krasniqi pas mbledhjes së qeverisë në një konferencë për media ka treguar se MAPL me rekomandim të kryeministrit, Albin Kurti ka marr obligim hartimin e strategjisë kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar, përcjell Telegrafi.

“Është votuar draft strategjia kombëtare për menaxhimin e qenve endacak me ose pa pronar për periudhën kohore për vitin 2022 dhe 2028. MAPL me rekomandim të kryeministrit Kurti ka marr obligim hartimin e strategjisë kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar”, ka thënë Krasniqi.


Sipas tij, strategjia përcakton masa dhe veprime të menjëhershme që duhet të ndërmarrin komunat dhe institucionet relevante për një periudhë kohore afatgjate, 22-28.

“Situata e mirëqenies së kafshëve dhe kontrollit të popullsisë së qenve me dhe pa pronar në Kosovë është në gjendje jo të mirë. Numri i madh i qenve endacak tregon se është e nevojshme të krijohet një sistem i qëndrueshëm për menaxhimin e tyre”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Pasuria e Memli Krasniqit: Kriptovaluta mbi 200 mijë euro, banesë, shtëpi...

Lajme
Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Pasuria e Glauk Konjufcës, një banesë në pronësi të tij dhe dy banesa e një shtëpi në pronësi të prindërve

Lajme
Çka deklaruan para gjykatës të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika?

Çka deklaruan para gjykatës të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika?

Drejtësi
Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në

Hekuran Muratit i rritet vlera e aksioneve në "Tesla" dhe Netflix

Lajme

"Piktura në vlerë 4 milionë euro", Pasuria e Përparim Ramës: Prona milionëshe në Kosovë dhe Londër, aksione, objekte me qera...

Lajme
Një person i plagosur me armë zjarri në Prishtinë - policia jep detaje

Një person i plagosur me armë zjarri në Prishtinë - policia jep detaje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori