LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, dy të plagosur

Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, dy të plagosur

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para objektit të Gjykatës në Podujevë gjatë orëve të pasdites.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e  Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se me këtë rast dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit, derisa në vendin e ngjarjes po vazhdojnë ekzaminimet.

“Sot rreth orës 16:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit”, deklaroi Borovci për Telegrafin.


“Të plagosurit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor derisa policia ka vazhduar me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka shtuar tutje Borovci.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thonë se të shtënat me armë kanë ardhur nga një veturë në lëvizje./Telegarfi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paralajmërimi për bllokimin e pikave kufitare, Elshani: Gati për çdo skenar - qytetarët të shmangin lëvizjet pas orës 18:00

Paralajmërimi për bllokimin e pikave kufitare, Elshani: Gati për çdo skenar - qytetarët të shmangin lëvizjet pas orës 18:00

Blinera Mehmeti
Alarmon drejtori i Klinikës së Psikiatrisë – fëmijët 9 e 10 vjeç, përdorues drogash

Alarmon drejtori i Klinikës së Psikiatrisë – fëmijët 9 e 10 vjeç, përdorues drogash

Shëndetësi
Ish-deputeti i Listës Serbe, Ivan Todosijeviq intervistohet për falsifikim dokumentesh

Ish-deputeti i Listës Serbe, Ivan Todosijeviq intervistohet për falsifikim dokumentesh

Lajme
Togeri i FSK-së, diplomon në ShBA – merr çmimin studenti më i mirë nga të huajt

Togeri i FSK-së, diplomon në ShBA – merr çmimin studenti më i mirë nga të huajt

Lajme
Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqe në veri, u kërkon qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet dhe zonën e Urës së Ibrit

Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqe në veri, u kërkon qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet dhe zonën e Urës së Ibrit

Lajme
“Mitrovicë a i pe dy trima, a të rroku shungullima”, Musliu e PDK-së ironizon me ministrat e Qeverisë Kurti

“Mitrovicë a i pe dy trima, a të rroku shungullima”, Musliu e PDK-së ironizon me ministrat e Qeverisë Kurti

Lajme
Kalo në kategori