LAJMI I FUNDIT:

Joe Biden shfaqet i hutuar derisa përpiqet të kthehej në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden shfaqet i hutuar derisa përpiqet të kthehej në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Joe Biden, u shfaq i hutuar dhe si duket nuk e ‘dinte udhën’ teksa po përpiqej të kthehej në Shtëpinë e Bardhë pas një eventi të mbjelljes së pemëve në lëndinën jugore.

Pamjet të publikuara në Twitter treguan momentin kur Biden po largohej nga eventi duke nderuar kujdestarin e Shtëpisë së Bardhë, por niset në një drejtim tjetër, derisa dëgjohet duke pyetur ekipin se ‘ku duhet të shkojmë?’.

Kur sigurimi e kthen Bidenin dhe e drejton në drejtimin e duhur, Biden i thotë gjithashtu më pas se ai donte të shkonte në anën tjetër, transmeton Telegrafi.


Në këtë moment, Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden, sapo kishin përfunduar një ngjarje të mbjelljes së pemëve për nder të kujdestarit Dale Haney dhe 50 vjetëve të punës së tij në Shtëpinë e Bardhë.

Haney, 70 vjeç, që është shef i terrenit në Shtëpinë e Bardhë, përcolli 10 presidentë. Ai jo vetëm që kujdeset për familjet që jetojnë në rezidencën presidenciale, por kujdeset edhe për shumë nga kafshët e tyre shtëpiake. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
A mund ta dalloni pse zyrtarët japonezë kërkuan që kjo fotografi e ministrave të modifikohej?

A mund ta dalloni pse zyrtarët japonezë kërkuan që kjo fotografi e ministrave të modifikohej?

Interesante
Një burrë i dehur kishte vendosur të

Një burrë i dehur kishte vendosur të "përleshej" me një piton teksa kthehej në shtëpi - dhe sigurisht, doli humbës

Fun
I vërtetë apo i rremë? Reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale pas publikimit të fotografive të një delfini rozë

I vërtetë apo i rremë? Reagojnë përdoruesit e rrjeteve sociale pas publikimit të fotografive të një delfini rozë

Interesante
Pentagoni hap zyrtarisht ueb-faqe me informacione për UFO-t

Pentagoni hap zyrtarisht ueb-faqe me informacione për UFO-t

Burri hip mbi një tigër të lidhur me zinxhirë, shkakton reagime të shumta

Burri hip mbi një tigër të lidhur me zinxhirë, shkakton reagime të shumta

Virale
Gjashtë gra por vetëm pesë palë këmbë, iluzioni optik që po i huton të gjithë

Gjashtë gra por vetëm pesë palë këmbë, iluzioni optik që po i huton të gjithë

Virale
Kalo në kategori