WhatsApp ra nga sistemi në një ndërprerje të madhe që preki aplikacionin e komunikimit për dy orë sot.
Tani raportohet nga mediet e huaja se shërbimet e WhatsApp po i kthehen funksionimit, transmeton Telegrafi.
Më herët, u raportua se problemet në aplikacionin përfshinin pranimin dhe dërgimin e mesazheve.
“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz aktualisht kanë probleme me dërgimin e mesazheve dhe po punojmë për të rivendosur WhatsAppin për të gjithë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha zëdhënësi i Meta-s, Joshua Breckman në një deklaratë fillestare për The Verge.
Kjo ishte ndërprerja e parë e madhe e WhatsApp që kur shërbimi ra nga sistemi si pjesë e një ndërprerjeje masive që rrëzoi gjithashtu nga sistemi aplikacionet sikurse Instagram, Messenger, Oculus dhe Facebook vitin e kaluar.
Kjo ndërprerje zgjati gati gjashtë orë para se të zgjidhej dhe WhatsApp të ishte përsëri në linjë. Meta, i njohur si Facebook në atë kohë, tha se ndërprerja e madhe ishte për shkak të një ndryshimi të konfigurimit në ruterat e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Sa është çmimi i iPhone 15 në SHBA, Gjermani dhe Britani?
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Twitter do të shtojë "butonin e editimit"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City