LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht ndarjes, Kim Kardashian mban akoma kontakte me Pete Davidsonin

Pavarësisht ndarjes, Kim Kardashian mban akoma kontakte me Pete Davidsonin
Foto: Getty Images

Duket se nuk ka pasur asnjëherë ndarje për Kim Kardashianin dhe Pete Davidsonin.

Një burim ka thënë për ET se dyshja komunikojnë akoma pavarësisht ndarjes së tyre në muajin gusht.

“Pete dhe Kim vazhdojnë të mbajnë kontakte”, thotë burimi. “Nuk ishte një përplasje apo ndarje e keqe, kështu që gjërat janë mirë mes tyre dhe ata kanë mbetur në kontakt”.


Foto: Screenshot/Instagram

Fansat gjithashtu spekuluan në internet gjatë fundjavës se Pete i kishte dërguar lule ish-it për ditëlindjen e 42-të.

Ylli i “The Kardashians” postoi një fotografi me trëndafila së bashku dhe një qiri me aromë jasemini, për të cilën fansat besonin se ishte një referencë për skeçin “Jasmine and Aladdin” në Saturday Night Live.

Do të udhëtonte me avion për në Las Vegas për festën e ditëlindjes, planet e Kim Kardashian u prishën për shkak të kushteve të vështira të motit
Lexo po ashtu Do të udhëtonte me avion për në Las Vegas për festën e ditëlindjes, planet e Kim Kardashian u prishën për shkak të kushteve të vështira të motit

Kim dhe Pete kanë qenë së bashku për nëntë muaj. Marrëdhënia e tyre përfundoi në muajin gusht, gjersa komediani ishte në xhirime të filmit të tij të ardhshëm “Wizards” në Australi.

“Distanca ka qenë e vështirë dhe gjërat kanë filluar të dështojnë”, tha një burim në atë kohë. “Pete ishte larg për një kohë të gjatë ishte e vështirë për ta. Kim po ecën mirë dhe ajo e di që ka shumë gjëra. Pete ka qenë gjithashtu shumë i zënë”.

Vetëm një muaj më parë, megjithatë, raportimet kishin vënë në dukje se marrëdhënia e tyre ishte më e fortë se kurrë, dhe një burim i tha ET se Kim dhe Pete “do të bëjnë gjithçka që duhet për të ruajtur dhe balancuar jetën e tyre profesionale dhe personale së bashku”.

Kim dhe Pete (Foto: Getty Images)

Ish-bashkëshorti i Kim, reperi Kanye West, nga ana tjetër këtë kohë ka bërë disa përpjekje për ta rikthyer atë.

Të njëjtit ndajnë bashkë katër fëmijë. /Telegrafi/

Kim dhe Pete (Foto: Getty Images)