LAJMI I FUNDIT:

Meta: 14 maji, dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri

Meta: 14 maji, dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri
KONVENTA E LSI - Ish presidenti Ilir Meta, duke folur gjate Konventes Kombetare te LSI ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane, nje dite pasi eshte larguar nga detyra e Presidentit. Gjate kesaj konvente jane votuar disa dryshime statutore si dhe ndryshimi i emrit te partise e cila do te quhet Partia e Lirise./r/n/r/nSMI CONVENTION - Former president Ilir Meta, speaks during the National Convention of SMI in the Palace of Congresses in Tirana, one day after he left the office of President. During this convention,

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot se 14 maji, data kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme lokale, do të jetë dita e “dërrmimit të regjimit monist në vend”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se katër vitet e pushtetit vendor “do të marrin fund përgjithmonë”.


“14 Maji do të jetë dita e dërrmimit të regjimit monist në Shqipëri. 4 vitet e pushtetit vendor monist dhe të paligjshëm si as në vendin më prapambetur të Afrikës do të marrin fund përgjithmonë. Partia e Lirisë do garantojë jo vetëm rikthimin e pluralizmit në këshillat bashkiakë, por do të jetë fuqia kryesore e zërit të qytetarëve që do zbatojë Llogaridhënien pa asnjë kompromis me interesin publik dhe qytetar”, tha Meta.

“Të shtunën në Konventën Kombëtare zgjedhim ekipin drejtues që do të udhëheq Partinë e Lirisë drejt Fitores të padiskutueshme. Do të jetë së pari triumfi i lirisë të qytetarëve të nëpërkëmbur, të vjedhur, të intimiduar dhe të padëgjuar në këto 4 vitet e pushtetit absolut monist të Rilindjes”, shkruan Meta në Facebook. /Telegrafi/