LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Matthew Perry për romancën e fshehtë me Julia Roberts: Isha i thyer, i përkulur, i padenjë për dashuri

Rrëfimi i Matthew Perry për romancën e fshehtë me Julia Roberts: Isha i thyer, i përkulur, i padenjë për dashuri
(Foto: Screenshot/Friends/Getty/Stringer)

Ylli i serialit “Friends”, Matthew Perry, ka folur për jetën e tij të dashurisë, duke zbuluar detajet e romancës sekrete me Julia Roberts. Edhe pse ai pranoi se në një moment “kishte vrapuar në shtëpi për t’i lexuar letrat e saj”, lidhja, për fat të keq, nuk zgjati.

Për herë të parë, 53-vjeçari ka folur hapur për jetën private duke përmendur marrëdhëniet me disa nga femrat më të bukura në botë.


Krahas Gwyneth Paltrow dhe koleges së tij nga seriali, Jennifer Aniston, me të cilën ishte aq i dashuruar sa çoi në disa situata të pakëndshme në xhirimet e serialit, aktori u argëtua fshehurazi me Julia Roberts, me të cilën vazhdimisht shkëmbente mesazhe.

Matthew Perry ka qenë në lidhje edhe me bashkaktoren nga “Friends”, Jennifer Aniston (Foto: Getty)

Perry ka treguar se gjithçka ndodhi pasi e kishte fituar rolin e Chandler Bing. Pikërisht atëherë i kishte rënë në sy Julias. Për habinë e tij, 54-vjeçarja madje pranoi të shfaqej në një episod të “Friends” në vitin 1995 për të qenë në krah të aktorit.

Gjegjësisht, bashkautorja e serialit kishte kërkuar nga Matthew që ta kontaktonte aktoren dhe t’i dërgonte lule.

“Më duhej ta joshja atë. I dërgova tri pako me trëndafila të kuq dhe kartela thoshte: ‘E vetmja gjë më emocionuese sesa prezenca jote në serial, është që më në fund kam një justifikim për të të dërguar lule’”, ka kujtuar aktori, citon The Sun.

Ai deklaroi se shpejt erdhi përgjigja e aktores, e cila i tha se pranon të jetë në serial nëse Perry “ia shpjegon në mënyrë adekuate fizikën kuantike”.

“Të nesërmen, i dërgova një letër mbi dualitetin e grimcave valore dhe ngatërrimit, me një pjesë metaforike. Jo vetëm që Julia pranoi të shfaqej në serial, por më dërgoi edhe një dhuratë – një pako me pasta të shijshme”, ka rrëfyer tutje.

Në epokën kur nuk kishte internet apo pajisje celulare, çifti filloi të shkëmbente mesazhe me faks. Kjo vazhdoi çdo ditë për tre muajt e ardhshëm, dhe gjithçka përfundoi me aktoren që u shfaq në pragun e tij.

“Ishin me qindra fakse. Tre ose katër herë në ditë ulesha në tavolinën time dhe shikoja letrën e Julias. Ndonjëherë e gjeja veten, në mes të një feste ku flirtoja me një grua tërheqëse, përfundoja bisedën dhe vrapoja në shtëpi për të kontrolluar nëse ka mbërritur një faks i ri”.

“Unë po buzëqeshja si një pesëmbëdhjetëvjeçar në një takim të parë që nuk ishte takuar kurrë. Më pas, herët në mëngjes, diçka ndryshoi. Faksi i Julias u bë romantik. ‘Më telefono’, shkruhej dhe numri i saj i telefonit ishte më poshtë. Pesë orë e gjysmë më vonë, kur po i afroheshim fundit, kuptova se nuk isha më nervoz. Pas kësaj, asgjë nuk na ndalte: ne po dashuroheshim. Nuk isha i sigurt se në çfarë, por ishim duke rënë”, ka treguar Perry.

Julia Roberts ka luajtur në një episod të “Friends” (Foto: Screenshot/Friends)

Atë të shtunë, theksoi ai, dikush trokiti në derën e tij dhe ishte Julia. Ai e pranoi brenda dhe aty filloi lidhja e tyre. Matthew vazhdoi të zbulojë se si aktorja e kishte çuar me një aeroplan privat në rezidencën e saj malore në New Mexico për natën e Vitit të Ri në vitin 1996 dhe se si ai takoi familjen e saj atje. Megjithatë, i përhumbur nga demonët dhe pasiguritë e tij, aktori e ndërpreu marrëdhënien e tyre dy muaj më vonë.

“Argëtimi me Julian ishte shumë për mua. Isha i bindur se ajo do të ndahej me mua, se nuk mund të mjaftoja për të. Isha i thyer, i përkulur, i padenjë për dashuri. Kështu që në vend që të përballesha me agoninë e pashmangshme të humbjes me të, u ndava me të bukurën dhe brilanten Julia Roberts”, ka deklaruar ylli i “Friends” duke shtuar se kur ia tregoi vendimin e tij, një vështrim konfuzioni shpërtheu në fytyrën e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
“Fytyra nuk ndërrohet” – Efi Dhedhes flet për natën e dehur që i ndryshoi jetën

“Fytyra nuk ndërrohet” – Efi Dhedhes flet për natën e dehur që i ndryshoi jetën

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina
Kalo në kategori