LAJMI I FUNDIT:

Pas një shpërthimi të një makine, të shtëna me armë në një hotel të Somalisë – grupi militant al-Shabab merr përgjegjësinë për sulmin

Pas një shpërthimi të një makine, të shtëna me armë në një hotel të Somalisë – grupi militant al-Shabab merr përgjegjësinë për sulmin

Militantët e Al-Shabab në Somali kanë sulmuar një hotel në qytetin port jugor të Kismayo, të dielën, thanë dëshmitarët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmi filloi me një shpërthim jashtë hotelit që u pasua nga sulmi i hotelit Tawakal nga njerëz të armatosur.


Shpërthimi i parë u dëgjua rreth orës 12:15 me orën lokale.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes raportuan të shtëna me armë zjarri pranë hotelit, midis sulmuesve dhe forcave të sigurisë.

Ambulancat janë parë gjithashtu duke lëvizur drejt rrugës së portit Kismayo, ku ndodhet hoteli.

Hoteli frekuentohet nga pleqtë vendas dhe drejtues të komunitetit të biznesit.

Së paku deri më tani ende nuk është raportuar për viktima.

Ndërkohë grupi militant al-Shabab mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin. /Telegrafi/