LAJMI I FUNDIT:

Hovenier falënderon sekretarin Blinken për mesazhin prekës në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Hovenier falënderon sekretarin Blinken për mesazhin prekës në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka falënderuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për fjalimin e tij në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që po mbahet në Prishtinë.

Hovenier, përmes një postimi në Twitter, tha se Blinken në fjalimin e tij nderoi më së miri trashëgiminë e Sekretares së ndjerë, Madaline Albright, duke avancuar parimet e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

“Faleminderit Sekretarit Blinken për mesazhin e tij prekës gjatë sesionit kryesor të #WPSRKS2022. Siç ndan Sekretari Blinken në mesazhin e tij, ne mund ta nderojmë më së miri trashëgiminë e Sekretares Albright duke avancuar parimet e WPS dhe duke qenë të vërtetë ndaj vlerave tona”, ka shkruar Hovenier në Twitter, transmeton Telegrafi.


Sekretari amerikan i shtetit, Anhony Blinken duke iu drejtuar të pranishmëve në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë me një video-mesazh, theksoi se ish sekretarja Albright kishte luftuar për të drejtat e grave në të gjitha aspektet, ndërsa përmendi faktin se Kosova deri tani ka dy gra presidente.

Ai përmes një video-mesazhi po ashtu përmendi luftën në Kosovë, duke cituar ish sekretaren se “ishte një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme”.

“…Lufta në Kosovë ishte një përballje mes vrasjeve barbare dhe forcës së nevojshme, ndërmjet mostolerancës së dhunshme dhe respektimit të të drejtave të njeriut, mes tiranisë dhe demokracisë….”, tha ai, duke cituar ish sekretaren amerikane.

Më tej sekretari Blinken foli edhe për ndërhyrjen e NATO-s.

“Ne fituam sepse aleanca jonë ishte e bashkuar dhe e fortë. Kauza jonë ishte e drejtë dhe për shkak të popullit të Kosovës” u shpreh Blinken, gjersa citonte fjalët e ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori