LAJMI I FUNDIT:

Lavdërimi i Messit nga Galtier mund të shqetësojë Mbappen

Lavdërimi i Messit nga Galtier mund të shqetësojë Mbappen

Zhveshtorja e Paris Saint-Germain është ndoshta njëra nga më të vështirat për t’u kontrolluar në futbollin botëror.

Një skuadër me yje si Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe mund të jetë një ëndërr për disa trajnerë dhe një makth për të tjerët.


Në rastin e Christophe Galtier, problemet lindin kur ai duhet të flasë për ndonjërin prej tyre.

Pas fitores 0-3 të PSG-së ndaj Ajaccio, trajneri vlerësoi Messin dhe dha një deklaratë që pothuajse me siguri nuk do të pritet mirë nga Mbappe.

Galtier ka të preferuarin e tij në zhveshtore

Messi dhe Mbappe bënë një paraqitje të mirë të premten në mbrëmje, por Galtier e vuri re vetëm argjentinasin.

“Njerëzit vijnë në stadium për të parë Messin. Sigurisht që ata vijnë për të parë PSG-në, Mbappen dhe Neymarin, por unë mendoj se të gjithë janë dakord se ai është lojtari më i mirë në histori”, ka thënë fillimisht Galtier pas ndeshjes.

Duke kuptuar situatën e tij, trajneri francez më pas ka dashur të lavdëroj edhe Mbappen.

“Messi dhe Mbappe kanë cilësi teknike dhe një lidhje të mirë mes vete”, shtoi ai.

Kjo nuk është hera e parë që Galtier ka zgjedhur të lavdërojë publikisht një lojtar mbi një tjetër. Në raste të mëparshme ai mori kritika për të luajtur me favoritë dhe për të mos ndihmuar në harmoninë e zhveshtore.

Megjithatë, trajneri tashmë i ka minimizuar këto çështje.

“Ata flasin vazhdimisht për bashkëjetesën dhe mua më habit fakti që duhet të flas për të njëjtën gjë çdo javë”.

“Që kur kam ardhur në klub kam mundur të shoh vetëm sjellje normale në zhveshtore. Lojtarët duan të fitojnë dhe janë në garë për ta bërë këtë”.

“Atmosfera është e mirë. Sinqerisht, realiteti i grupit nuk është ai që thuhet jashtë”, përfundoi trajneri i PG-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

Driblimi magjik i Arda Guler ndaj Javi Galan ka pushtuar rrjetet sociale

La Liga
Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Superkompjuteri simulon mbi 10 mijë herë rezultatin e Euro 2024, befason me shanset e fituesve të mundshëm

Përfaqësueset
Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

Barcelona ndryshon mendim për Joao Felix dhe Joao Cancelo

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Ish-trajneri i Real Madridit bind Milanin, përparojnë negociatat mes palëve

Serie A
Kalo në kategori