LAJMI I FUNDIT:

Si i nxiti Covid startup-et aziatike të përdorin teknologjinë për të revolucionarizuar mbështetjen e shëndetit mendor

Si i nxiti Covid startup-et aziatike të përdorin teknologjinë për të revolucionarizuar mbështetjen e shëndetit mendor

Shumë vende aziatike kishin kufizime të Covic-19 më të mëdha se shumë shtete në kontinentet tjera, një realitet ku i cili ka shkaktuar shqetësim në lidhje me ngritjen e niveleve të stresit, ankthit dhe izolimit.

Tani një numër i sipërmarrësve të rinj po përdorin teknologjinë për të ofruar qasje më të madhe në kujdesin e shëndetit mental.


Në muajin korrik, Intellect, kompania me bazë në Singapor mblodhi 20.2 milionë euro në financimin e Serisë A, shuma më e madhe e mbledhur nga një start-up i shëndetit mendor në Azi, përcjell Telegrafi.

E themeluar në vitin 2019, Intellect drejton një aplikacion në telefon që rregullisht i kontrollon disponimin e përdoruesve, ofron sesione shpëtuese dhe ushtrime që u përshtaten nevojave të tyre, dhe iu mundëson atyre që nëse nevojitet të lidhen me terapistët në kohë reale, raporton CNN.

“Forma tradicionale e terapisë është në takim fizik dhe vetëm për një, dhe është e vështirë të shkallëzohet”, tha Theodoric Chew, 26-vjeçari bashkëthemelues i Intellect.

“Kur këtu hyn teknologjia, ne mund të bëjmë të mundshme qasjen në kujdesin mendor për të gjithë”, shtoi tutje ai.

Start-upi tani u shërben më shumë se 3 milionë përdoruesve në të gjithë rajonin e Azi-Paqësorit në 15 gjuhë që nga fillimi i shërbimeve në fillim të vitit 2020.

Chew tha se ishte frymëzuar të përpiqej të popullarizonte kujdesin shëndetësor mendor pasi u përball me një sulm paniku kur ishte 16 vjeç.

“Pashë nga dora e parë sesi terapia dhe puna me profesionistë më ndihmuan të bëhesha më mirë,” tha ai.

“Nga ana tjetër, në të gjithë rajonin unë pashë shumë njerëz që kishin vështirësi me shëndetin mendor – jo klinikisht, por pa pasur mjetet apo njohuritë e duhura për të pasur qasje në kujdes mjekësor”, deklaron tutje Chew. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Përdoruesit e iPhone ankohen se nuk po u aktivizohet alarmi, Apple premton se po punon për rregullimin e problemit

Teknologji
Rivali i ChatGPT, Claude, po sjell chatbot-in me Al në iPhone

Rivali i ChatGPT, Claude, po sjell chatbot-in me Al në iPhone

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Kush po investon më shumë në Evropë në inteligjencën artificiale?

Teknologji
Kalo në kategori