Talat Xhaferi kërkon nga deputetët të jenë objektiv në raportet revizore
Pavarësisht se cilat parti janë në pushtet, e cilat në opozitë, qasja në trajtimin e raporteve revizore gjithnjë duhet të jetë objektive, transparente dhe me nivel të lartë të profesionalizimit në lexim, mirëkuptim dhe vendosje nga ana e deputetëve, porositi sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Para nënshkrimit të Memorandumit për Bashkëpunim mes Entit Shtetëror të Revizionit (ESHR) dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në ngjarjen përmbyllëse nga projekti tuining “Përmirësimi i revizionit të jashtëm dhe mbikëqyrjes parlamentare”, Xhaferi theksoi se gjatë shqyrtimit të raporteve të revizionit duhet të ekzistojë nivel i lartë i unitetit mes opsioneve të ndryshme politike, të jetë objektiv dhe irrelevant i cili është bartës i pushtetit ekzekutiv ose cilës partie politike i takon ndonjë funksionar i zgjedhur.
“Vendosja e marrëdhënieve profesionalisht të qëndrueshme dhe efikase me ESHR-në për mbikëqyrje edhe më të mirë të shpenzimit të fondeve publike dhe llogaridhënie më të madhe të institucioneve që financohen nga buxheti i shtetit, është qëllimi i Memorandumit. Avancimi i bashkëpunimit tonë do të kontribuojë në menaxhimin më të mirë të parasë së shtetit, por edhe do të sigurojë transparencë në shpenzimin e saj. Mbikëqyrja do të jetë më transparente nëse ka një praktikë dhe mekanizëm të ndërtuar për dorëzimin e raporteve përfundimtare, grupimin e tyre sipas temave, njohjen e deputetëve me to dhe shqyrtimin e raporteve përfundimtare të revizionit në Kuvend”, tha Xhaferi.
Kryerevizori i Entit Shtetëror të Revizionit (ESHR) të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Maksim Acevski tha se Memorandumi parasheh dorëzimin e të dhënave në pjesën e raporteve përfundimtare të revizionit, si dhe mbështetje të punës së shërbimeve profesionale kuvendore në pjesën e raporteve të dorëzuara revizore.
“Me Memorandumin është përcaktuar edhe detyrimi që ESHR të përgatisë udhëzues për rolin e ESHR dhe Kuvendit në pjesën e përmirësimit të mënyrës së menaxhimit me mjetet publike në vend”, theksoi Acevski.
Shefi i delegacionit të BE-së në vend, David Geer, në fjalimin e tij në këtë ngjarje para nënshkrimit të Memorandumit, porositi se përmirësimi i punës së ESHR do të nënkuptojë llogaridhënie më të madhe dhe efikasitet në çdo segment të administratës shtetërore, që, do të ketë, siç theksoi, rezultat pozitiv në jetën e përditshme të qytetarëve.
“Reforma në menaxhimin e financave publike dhe forcimi i funksioneve të revizionit të jashtëm janë elementë kyç në përgatitjen e vendit për anëtarësim në BE. Tani, me procesin e vetingut në vend, është koha për të menduar se si të ecim përpara me këtë reformë. Kjo vlen për çdo zonë. ju lutem përfitoni nga mundësia që ju është dhënë për të ecur përpara me reformat. Standardet dhe parimet janë vendosur, procesi i inspektimit dhe negociatave është një mundësi e madhe për të ecur përpara, në interes të të gjithëve”, potencoi Geer.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime