LAJMI I FUNDIT:

Mënyra më e mirë e përgatitjes së spinaqit: Ky truk do t’ju ndihmojë të ruani të gjitha mineralet dhe vitaminat

Mënyra më e mirë e përgatitjes së spinaqit: Ky truk do t’ju ndihmojë të ruani të gjitha mineralet dhe vitaminat

Spinaqi është lloj ushqimi që ju pëlqen vetëm kur arrini në moshën e tretë të jetës. Mirëpo, spinaqi i gatuar në këtë mënyrë adhurohet madje edhe nga fëmijët

Spinaqi është një “superushqim”, për shkak të materieve të shumta ushqyese. I siguron trupit proteina, hekur, vitamina dhe minerale.


Për të ruajtur sa më shumë përbërës të shëndetshëm spinaqi, është e nevojshme që ta zieni sa më pak, posaçërisht nuk duhet ta ekspozoni në temperaturë të lartë.

Mënyra më e thjeshtë e gatimit të spinaqit është përgatitja në avull. Kjo nënkupton që sa më pak ta mbani në ujë të valuar, në ujë me pak kripë – mjaftueshëm janë pak minuta.

Përzieni pak minuta dhe menjëherë kullojeni. Natyrisht, para këtij procesi lajeni mirë. Pastaj përgatiteni në mënyrën e zakonshme: Nxehni pak vaj në tigan dhe fërgoni hudhrën. Shtoni një lugë miell dhe përzieni vetëm sa të zbardhet. Përzieni.

Kur të gjitha të nxehen dhe të fillojnë të dendësohen, shtoni pak nga pak qumësht. Pastaj spinaqit të përgatitur në këtë mënyrë hidhni erëza dhe shërbejeni.

Është mirë që të bëni një sasi që do ta hani menjëherë, pasi nuk rekomandohet rinxehja.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.

Në trend Kuzhina

Më shumë
Kështu përgatitet orizi më i shijshëm

Kështu përgatitet orizi më i shijshëm

Nga duart tua
Peshk me domate

Peshk me domate

Pjata kryesore
Sendviç - peskatore

Sendviç - peskatore

Gurmania
Pashaqofte

Pashaqofte

Kuzhina e huaj
Bërxollë pule

Bërxollë pule

Kuzhina
Pite me speca

Pite me speca

Kuzhina
Kalo në kategori