Presidenti rus Vladimir Putin u përpoq të shpërthente një armë bërthamore, por planet e tij u “sabotuan”, ka pohuar një burim i brendshëm.
Kështu së paku pretendon mediumi britanik Mirror.co.uk, i cili thotë se ka mësuar se drejtuesit e lartë në Kremlin po “sabotojnë” planet e tij për të përdorur armë atomike ose mund të ketë probleme për shkak të dështimeve teknike.
Sipas mediumit në fjalë, ditët e fundit, ka pasur një sërë mesazhesh NOTAM (Njoftim për misionet ajrore) dhe paralajmërime të ndërlidhura të navigimit rus që tregojnë teste ose stërvitje me gjuajtje të drejtpërdrejtë.
Deri më tani, ka pasur pak indikacione për ndonjë testim të madh, megjithëse data përfundimtare për një ndërprerje të tillë në Detin Barents është 22 tetori.
Në të njëjtën kohë, thekson ky medium, ka pretendime se në fillim të këtij muaji Putin urdhëroi dy teste raketore bërthamore të cilat në fakt nuk u zhvilluan.
Valery Solovey, një ekspert dhe ish-profesor në Institutin prestigjioz të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës [MGIMO], një shkollë trajnimi për spiunët dhe diplomatët, tha: “Vendimi i [Putinit] për përdorimin e armëve bërthamore taktike [në konfliktin e Ukrainës] do të përballet padyshim me rezistencë”.
“Nuk e di se sa efektive do të jetë rezistenca, por do të tregoj që testet bërthamore supozohej të mbaheshin gjatë dy javëve të fundit, një në detin Barents, nën ujë dhe tjetri nën tokë, në rajonin e Arkhangelsk”.
Dhe sipas tij, “të dyja herët testet nuk u zhvilluan”.
Ai pretendoi: “Arsyeja është se përpara nisjes, ose më saktë, përpara përdorimit të armëve bërthamore taktike, është e nevojshme të sigurohemi që këto armë janë plotësisht të funksionale”.
Andaj, “ato duhej të testoheshin”.
Por të dyja herët potencialisht të rrezikshme u “ndërprenë”.
“Presidenti mori raporte se kishte një situatë emergjente, se nuk funksionoi” – duke nënkuptuar dështime teknike, potencon ai.
Por Putin këmbënguli që testet të mbahen në të ardhmen, thotë Sololvey, shkruan më tej Mirror.co.uk, përcjell Telegrafi.
Sidoqoftë, ai gjithashtu ka pohuar se udhëheqësi i Kremlinit ka marrë një vendim në parim për të përdorur armë bërthamore.
Ai shtoi: “Por…nëse testet e herës së tretë përfundojnë në të njëjtën mënyrë, pa asgjë, [do të duket si] sabotim – se urdhrat e kryekomandantit nuk u përmbushën”.
Kjo do të tregonte “shpërbërjen e autoritetit [të Putinit], të pushtetit ekzekutiv të Rusisë”.
Në fillim të këtij muaji, u raportua se NATO u kishte dërguar një notë inteligjencës vendeve anëtare duke paralajmëruar se Putini kishte vendosur nëndetësen e tij bërthamore K-329 Belgorod, transportues i dronit nënujor Poseidon.
Arma ruse është shkruan mediumi britanik, ka aftësi bërthamore që shkakton cunami radioaktive duke hedhur mbeturina në brigjet e armikut.
Dmitry Kiselyov, një propagandist televiziv rus, u tha shikuesve se Rusia duhet “të zhysë Britaninë në thellësi të detit” me “dronin e saj robotik nënujor Poseidon” duke shkaktuar një cunami.
Ndërkohë kanali i Përgjithshëm SVR tha më 13 tetor se testet e supozuara të raketave bërthamore të urdhëruara nga Putin ishin përgatitur “në fshehtësi të rreptë”.
Udhëheqësi i Kremlinit “u informua për nevojën për të shtyrë datën dhe orën e testimit. Thuhet se ata nuk kishin kohë për t’u përgatitur siç duhet”.
“Kjo është hera e dytë që një test bërthamor shtyhet në dy javët e fundit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A do të votohen të emëruarit e Trumpit – çka na tregon e kaluara e Senatit?
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Arsyeja pse Trump mund ta shkarkojë drejtorin e FBI-së, të cilin e kishte punësuar vetë dikur
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj